• |
ide | kryesore

Kryeministrja finlandeze: Europa do të ishte në telashe pa ndihmën e SHBA-së

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar se Europa nuk është e fortë mjaftueshëm për ta përballuar situatën e luftës në Ukrainë e vetme. Sipas Marin, kontinenti i vjetër varet nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklaratat, kryeministrja i bëri gjatë një vizite në Australi. Aty ajo u shpreh se mbrojtja e Europës duhet të forcohet më tej.
“Më duhet të jem shumë e sinqertë me ju, Europa nuk është e fortë mjaftueshme në këto momente. Do të ishim në telashe po të mos ishte për SHBA-në.”, tha Marin.
Kryeministrja filandeze shtoi se Europa duhet t’i kthejë sytë nga kapacitetet e sigurisë dhe mbrojtjes në mënyrë që të jetë e përgatitur për çdo lloj situate.



4 Comments

  1. A ka degjuar ndokush deklarate te mirefillte politike nga kjo “politikane e larte”?!
    Zgjedhjet jane bere te cuditeshme e te pabesueshme jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vendet e zhvilluara te Perendimit.

    Rezultati: situata e sotme politike, ekonomike e sociale ne mbare boten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *