• |
ide | kryesore

Jackie Chan zbulon nëse do të ketë një vazhdim të ‘Rush Hour’

-Instant, Paparazzi, Slider



Jackie Chan ka zbuluar së fundmi nëse do të ketë një vazhdim të filmit ‘Rush Hour’. “Po. Po flasim për pjesën e 4 tani,” i tha Chan audiencës gjatë një paraqitjeje në Festivalin e Filmit në Arabinë Saudite.

“Unë u përpoqa shumë herë të shkoja në Hollywood. Por më pas vendosa të hiqja dorë sepse anglishtja ime nuk është e mirë, ata nuk janë kultura ime, ata nuk e pëlqejnë këtë lloj aksioni,” shtoi Jackie sipas Deadline. “Por menaxheri im më tha;Shiko, ka një skenar dhe quhet Rush Hour”. “Unë  i thashë jo, policia e Hong Kongut? Nuk do ta bëj. Ai tha Jackie, pse nuk e provon për herë të  fundit.”

Rush Hour i 1998-ës fitoi 244 milionë dollarë në arkat globale dhe Chan kujtoi se kishte marrë një telefonatë nga Tucker dhe Ratner për performancën e filmit të parë. “Shoku, ne kemi një sukses të madh. Ne kemi grumbulluar 70 milionë në fundjavën e parë,” zbuloi Chan cfarë i tha dyshja atij në atë kohë. Dhe më pas ata bënë pjesën 2 dhe pjesën 3.”

Jackie mohoi më parë se ai do të përfshihej në Rush Hour 4 në prill 2019, kur menaxhmenti i tij lëshoi një deklaratë në faqen e tij zyrtare duke i quajtur thashethemet për filmin në atë kohë “informacion të rremë”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *