• |
ide | kryesore

Aksidenti me vdekje në Peqin/ 17-vjeçari po drejtonte makinën pa patentë

-Instant, Lajme, Të fundit



I riu që aksidentoi për vdekje një natë më parë një 73-vjeçar, po drejtonte makinën pa patentë. 17-vjeçari I mituri J. Gj. aksidentoi në aksin rrugor Elbasan-Peqin shtetasin B. K.,  banues në Peqin, i cili po lëvizte me biçikletë.

Po ashtu mësohet se në 24 orët e fundit policia arrestoi edhe E. R., 36 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dhunoi bashkëshorten e tij. Janë vënë nën  hetim F. K., 48 vjeç dhe K. R., 28 vjeç, banues në fshatin Gribë të Gramshit pasi kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin E. B. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *