• |
ide | kryesore

Të shtënat në Shkodër, reagon policia: Qëlloi një person nga makina

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
të shtënat



Policia e shtetit ka dhënë detaje në lidhje me të shtënat e mbrëmjen e së martës në këtë qytet. Sipas uniformave blu një person qëlloi në ajër. Plumbi përfundoi në dritaren e një banese. Ngjarja ndodhi në një lagjen “Skënderbeg” të qytetit.

Për fat të mirë nga të shtënat nuk pati të lënduar. Sipas policisë, autori ka qenë duke lëvizur me automjet kur qëlloi në ajër. Plumbi ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së 57-vjeçarit me iniciale P.S. Aktualisht grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave në rrugë. Aty dallohet personi që ka qëlluar me armë zjarri. Tashmë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.12.2022, rreth orës 20:00, një shtetas ende i paidentifikuar, duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Hilë Mosi”, në lagjen “Skënderbeg”, në ecje e sipër ka qëlluar një herë, me armë zjarri, në ajër. Si pasojë predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së shtetasit P. S., 57 vjeç. Nga rënia e predhës nuk ka mbetur i dëmtuar asnjë person.

Grupi hetimor ka sekuestruar menjëherë pamjet e kamerave të rrugës, në të cilat dallohet drejtuesi i automjetit që ka qëlluar një herë me armë zjarri, në ajër. Vijojnë veprimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, në të gjitha rrugët, me qëllim bllokimin e automjetit dhe kapjen e autorit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *