• |
ide | kryesore

Elon Musk pezullon llogarinë që gjurmonte avionin e tij privat

-Instant, Stil



Elon Musk ka ndaluar një llogari në Twitter që gjurmonte avionin e tij dhe filloi veprimet ligjore kundër krijuesit të tij.

Musk kishte sugjeruar më parë se llogaria e ElonJet ishte një provë e angazhimit të tij ndaj fjalës së lirë. Ai deklaroi se do të lejonte gjurmuesin të vazhdonte të postonte në Twitter edhe pasi ta kishte blerë atë. Megjithatë, këtë javë, llogaria u ndalua. CEO i Teslas ka treguar në Twitter se ndalimi ishte bazuar në frikën se informacioni mund të përdoret për të ngacmuar atë dhe familjen e tij.

“Çdo llogari që shpërndan informacionin e vendndodhjes në kohë reale të kujtdo do të pezullohet. Kjo është një shkelje e sigurisë fizike. Këtu përfshihet edhe  postimi i faqeje me informacione për vendndodhjen në kohë reale,” shkroi ai në Twitter. “Postimi i vendeve ku dikush ka udhëtuar me pak vonesë nuk është një problem sigurie, kështu që është në rregull.”

Menjëherë pas kësaj, ai zbuloi se një makinë që mbante djalin e tij ishte ndjekur nga një person i cili besonte se Musk ishte në makinë. Elon tha se po ndërmerrte “veprim ligjor” kundër Sweeney, i cili drejtonte llogarinë e ElonJet. Gjithashtu  dhe ndaj “organizatave që mbështetën dëmtimin e familjes së tij”. Miliarderi nuk tregoi nëse ai besonte se informacioni i ndarë përmes llogarive të gjurmimit kishte kontribuar në sulm. Giithashtu nuk dha asnjë informacion se çfarë mund të përfshijë  veprimi ligjor./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *