• |
ide | kryesore

Kanye West, në telashe financiare

-Instant, Paparazzi, Slider



Problemet vazhdojnë për Kanye West. Tani është kompania e tij, Yeezy, ajo që po përballet me një problem serioz pasi është gati të dëbohet nga zyrat e saj në Los Angeles për shkak të mospagimit të qirasë. Sipas Gazetës Nation, West i detyrohet dy muaj qira për 63,254 dollarë.

CT Calabasas, e cila zotëron ndërtesën e zyrës, i kërkoi Kanye të paguante plotësisht faturën brenda 72 orëve nga njoftimi ose të përballej me dëbimin. “Brenda tre ditëve të shërbimit të këtij njoftimi, ju duhet të paguani plotësisht shumën e qirasë në fjalë. Në  të kundërt lironi ambientet e përmendura. Dorëzojani  agjentit të autorizuar për qiradhënësin tuaj,” thuhej në njoftimin e dëbimit. “Nëse nuk paguani ose braktisni, kundër jush do të fillohet procedimi ligjor për posedim të objektit, konfiskimin e qirasë dhe për dëmshpërblim parash siç lejohet me ligj.”

West kishte paguar qiranë në atë vend që nga viti 2015, kur kompania e tij njihej si West Brands Fashion. Qiraja origjinale ishte 31,477 dollarë në muaj. Përveç dëbimit, raporte të ndryshme theksojnë se kompania e Kanye është një rrëmujë, “kaos dhe një mjedis pune toksik “. Është një kompani e mbushur me “pushime të menjëhershme dhe të vazhdueshme. Taktika ngacmimi dhe poshtërimi”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *