• |
ide | kryesore

Video/ Argjentina i merr të gjitha: lojtari, portieri e talenti më i mirë. Mbappe është Këpuca e Artë

-Instant, Sport, Video
Argjentina



Argjentina fitoi Kupën e Botës, e bashkë me to edhe pothuajse të gjithë cmimet e tjera të turneut Katar 2022. Sigurisht, trofeu më i rëndësishëm është ai i ngritur në qiell nga Lionel Messi, 36 vjet pas herës së fundit për Albiceleste. Në fushën e Losail kishte vend për të shpërblyer edhe kampionët e tjerë, që u bënë protagonistë në Botëror.

Me trigolëshin e shënuar në finale, Kylian Mbappé mori Këpucën e Artë. Francezi ishte golashënuesi më i mirë i edicionit me 8 gola, duke barazuar kështu numrin e Ronaldo Fenomenit në 2002. Mbetet i pakapshëm me 13 Juste Fontaine, gjithashtu francez.

Lexo më tej: Video/ Argjentina kampione e botës: penalltitë i japin Messi trofeun e ëndërruar

Enzo Fernandez, mesfushori argjentinas i Benfica, fitoi çmimin e lojtarit më të mirë nën 21 vjeçar. Fernandez mposhti konkurencën e Gvardiol e Bellingham. Ndërsa, bashkatdhetari Emiliano Martinez, u shpall portieri më i mirë në Katar. Numri 1 i Aston Villa ishte heroi i finales, duke pritur penalltinë e Coman, ashtu si edhe në cerekfinalen me Holandën. MVP i Kupës së Botës 2022 Lionel Messi, autor i 7 golave në Katar. 35 vjecari u bë lojtari i parë që shënon në të gjitha fazat e Botërorit.

ÇMIMET INDIVIDUALE TË KATAR 2022

Këpuca e Artë (golashënues): Kylian Mbappé (Franca, 8 gola)

Lojtari i ri më i mirë Under 21: Fernandez (Argjentina)

Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Argjentina)

Lojtari më i mirë: Lionel Messi (Argjentina)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *