• |
ide | kryesore

Video/ Mbappe, dy minuta çmendurie: barazon ndeshjen dhe kalon Mesi për Këpucën e Artë

-Instant, F1, Sport, Video
mbappe



Franca futet në lojë vonë, por mban në ankth Argjentinën në 10 minutat e fundit të finales. Një 11 metërsh i shënuar nga Kylian Mbappe, i con shifrat në 2-1. Pastaj dy minuta më pas shënoi edhe golin e dytë, duke barazuar një finale, që dukej e humbur. Fenomeni francez zgjohet atëherë kur nuk pritej. Nuk kishte bërë asgjë, deri kur 11 metërshi i hapi rrugën e golit të parë në minutën e 79′.

Vetëm një minutë më pas, kur Argjentina ende nuk e kishte kuptuar ndryshimin e trendit, Mbappe shënoi edhe golin e dytë. Barazim 2-2, në minutën e 81′. Kylian kalon kështu Messi (6) me 7 gola në 7 ndeshje. E tani Franca është në lojë për Kupën e Botës e Mbappe për Këpucën e Artë.

Lexo më tej: Video/ Angel Di Maria shënon golin e dytë të finales: lotët e argjentinasit lagin fushën e Lusail



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *