• |
ide | kryesore

Ora të shtrenjta e fishekzjarrë, arrestohet 67-vjeçari në portin e Durrësit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 67-vjeçar është vënë në pranga në portin e Durrësit si rrjedhojë e një operacioni policor të koduar “Vigjilje”. 67-vjeçari B. R., u kap në flagrancë, teksa transportonte në rimorkion e automjetit që drejtonte, 31 ora të markave të shtrenjta, 780 fishekzjarrë dhe kapsolla dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

I arrestuari transportonte edhe një shtetas 37-vjeç. Ai kishte qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Si rrjedhojë është vënë në pranga edhe 37-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *