• |
ide | kryesore

Ngacmoi gazetaren direkt në TV, dënohet për dhunë sek*uale: Beccaglia publikon mesazhet e turpshme

-Instant, Sport, Video
beccaglia



Andrea Serrani, tifozi i Fiorentinës që ngacmoi drejtpërdrejt gazetaren Greta Beccaglia, është dënuar me një vit e gjysmë për dhunë seksuale. Por gazetarja e televizionit vazhdon fatkeqësisht të mos ketë qetësi. Gati si për të komentuar dënimin, në rrjetet sociale dolën fyerje dhe kërcënime të rënda ndaj saj. Greta vendosi të ndajë disa prej tyre, ato më të dhunshmet.

Në bisedat private ajo merr lloj-lloj ofendimesh. Greta Beccaglia ka publikuar disa screenshot, duke nënvizuar se ishin të shumtë. “Kush e di sa “punë” ka bërë dhe do të bëjë për të mbajtur punën e saj. Ndërsa me njerëzit që nuk do t’i japin asgjë në këmbim do të bëjë moralisten, predikuesen e botës femërore”. Pastaj akoma: “Ti ankohesh për një goditje në by*hë, por po të isha në vendin e tij do të të kisha djegur”. Mesazhe të pakomentueshme.

Lexo më tej: “Pështyu në dorë dhe më kapi të pasmet”: Policia identifikon personin që ngacmoi seksualisht gazetaren

https://youtu.be/Eypv8VEKep4



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *