• |
ide | kryesore

Zjarr gjatë natës në Shkodër, shkrumbohen tre makina

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre makina janë djegur gjatë natës në Shkodër.

Uniformat blu bëjnë me dije se  rreth orës 03:25, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, ndërsa është djegur pjesërisht edhe një makinë tjetër.

Dy makinat e djegura plotësisht i përkasin dy vëllezërve, shtetasve  A. D., 22 vjeç dhe  A. D., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërsa makina e djegur pjesërisht i përket shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Njoftimi i Policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2022, rreth orës 03:25, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 automjete të parkuara në rrugë, automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. D., 22 vjeç dhe automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D., 20 vjeç (vëllezër), banues në Shkodër. Gjithashtu, është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *