• |
ide | kryesore

Kurti: Dua ta di se kush e liroi serbin e akuzuar për terrørizëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës edhe për lirimin e ish-policit Dejan Pantiç në masën e arrestit shtëpiak.

Lexo më tej: Arrestimi i tij shkaktoi tensione në Kosovë, lirohet ish-polici serb 

Kurti shfaqi mospajtimin e tij me një vendim të tillë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke thënë se do të ishte shumë kureshtar ta dinte se kush është prokurori që ka kërkuar ndryshimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak dhe cili është gjyqtari që e ka aprovuar pasi Dejan Pantiç akuzohet për terrorizëm.

“Meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, që është e kuptueshme. Mirëpo kur kemi akuzë për terrorizëm, të dërgohesh në arrest shtëpiak? Unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak. E cili është ai gjyqtar i procedurës paraprake që e aprovon”. Kështu u shpreh Kurti para gazetarëve.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot se ish-policit serb, Dejan Pantiç, i është ndryshuar masa e sigurisë. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

“Ka qenë kërkesë e Prokurorisë Speciale që masa e sigurisë t’i ndryshohet nga paraburgim në arrest shtëpiak. Dhe gjykata ka aprovuar këtë ndryshim”, tha Gashi.



8 Comments

    1. E para kush leshin eshte prokuroria speciale dhe e dyta kush jane keta leshat ketu qe shajne Kurtin e Vjollca Osmanin te zfgjedhur te dy nga popullit i Kosoves me votime demokratike te pa kontestuara.

  1. Amerika,pa tjetër.Ti vërtetë vepron sipas ligjeve por Amerikanët jo or mik.Shiko ç’bëjnë ka nahija jonë këtej kufirit dhe kuptohet lehtë.Tallin b….në me në këtej e andej.Miq leshi!!!

    1. “Ameriken ta kesh armike eshte keq, por ta kesh mike eshte fatale” eshte nje thenie. Dhe per ta vertetuar, shife si e beri Ukrainen “miqesia” amerikane. Po e perdorin Ukrainen per te pastru depot e armatimit ne Amerike. Business as usual, from Industrial Miitary Complex.

  2. Ky ngeli me gjithe ate lopen gomeret me te medhenj qe ka Kosova.
    Apo si ishte veshur lopa president sikur eshte stratege e NATO-s.
    Hajvan qe te dy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *