• |
ide | kryesore

Bashkia e Lushnjës reagon në lidhje me vdekjen e 48-vjeçares brenda institucionit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 48-vjeçare nga fshati Fiershegan ka ndërruar jetë dje në ambientet e bashkisë së Lushnjës. Shpresa Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike.

Për vdekjen e saj ka ardhur edhe reagimi i bashkisë së Lushnjës.

DEKLARATE PER MEDIAT, BASHKIA LUSHNJE!

Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares se Bashkisë Eriselda Sefa nisur nga informacioni jo i verifikuar dhe abuziv i shpërndarë në media lidhur me ndarjen nga jeta të shtetases Shpresa Cani, 48 vjece, banuese në Çanakaj të Njësisë Fiershegan, dëshiron të sqarojë opinionin publik, duke i shprehur fillimisht ngushellimet më të sinqerta familjes Cani.

Sa i përket ngjarjes, sqarojme se të mërkurën rreth orës 11:00 pranë Zyres së Informacionit është paraqitur shtetesja Shpresa Cani e cila kerkoi takim me Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa.
Pak minuta më vonë Kryetarja e Bashkise priti në zyrë të interesuarën e cila ishte e përfshirë që nga viti 2007 në kategorine PAK si Invalide e plote nga KMCAP me diagnoze Drepanocitoze Hemozigote (semundje gjaku), me pagese mujore 11 915 lekë.

Shtetesja Shpresa Cani deklaroi që jetonte vetëm me babain dhe kërkoi nga Bashkia që përvec trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundesi për ndihme shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion.

Pasi degjoi shqetësimin e Zonjës Cani, Kryebashkiakja Sefa therriti Drejtoreshen e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmes shtesë nga buxheti bashkiak, përvec pagesës se invaliditetit.

Lexo më tej: Debatoi me punonjësit dhe kryebashkiaken e Lushnjes, humb jetën gruaja

Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq.

Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu.
Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambjentet e Bashkisë duke transportuar pacienten drejt Spitalit dhe pak caste më vonë mbërritën edhe efektivet e komisariatit Lushnjë.

Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares së Bashkisë përgenjeshtron dhe shpreh keqardhje për informacionet abusive të shpërndara në media lidhur me dinamiken e ngjarjes.

Në ambjentet e bashkisë Lushnje dhe aq më pak në zyrën e kryebashkiakes, nuk ka pasur asnjë debat mes Zonjës Cani dhe përfaqësuesve të Bashkisë, përkundrazi pati gatishmëri për të dhënë ndihmë shtesë për të interesuaren.

Sqarojmë gjithashtu që Zonja Cani është trajtuar me ndihma emergjente sipas programeve të miratuara nga Këshilli Bashkiak. Sjellim në vëmendje të mediave dhe të opinionit publik se e ndjera Shpresa Cani nuk ka qënë e trajtuar me ndihme ekonomike. Ajo trajtohej me pension invaliditeti!



5 Comments

  1. Keta rrejne,(rilindasit,me soj e sorrollop) ,e ne,nuk i “besojme”! A jemi ne ne terezi,apo……mire,qe kane edhe ate fare policie bashkiake,qe i mbron,dhe i ndihmon,e ja shton (cfaredo qe kerkojne),dhe jane teper vigjilente……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *