• |
ide | kryesore

Mesazhi prekës i Neymar për Pelé: “Para tij 10 ishte vetëm një numër, e transformoi futbollin në art”

-Instant, Sport
Neymar



Një mesazh prekës. Neymar, i konsideruar nga të gjithë si trashëgimtari i Pele, ka dashur ta përshëndesë kështu O Rey, me të cilin ndan edhe pseudonimin. “Para Pelé, 10 ishte vetëm një numër. E lexova këtë fjali diku, në një moment të jetës sime. Por kjo fjali e bukur është e paplotë. Do të thosha se para Pele, futbolli ishte vetëm një sport. Pelé ndryshoi gjithçka. Ai e shndërroi futbollin në art, argëtim”.

Lexo më tej: Lamtumirë “Magjistari i Topit” Pele

Ylli brazilian Neymar vazhdoi në rrjetet sociale: “Ai u dha zë të varfërve, zezakëve dhe mbi të gjitha, i dha shikueshmëri Brazilit. Futbolli dhe Brazili ngritën statusin falë Mbretit! Ai iku, por magjia e tij do të mbetet. Pele është I PËRJETSHËM!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NJ 🇧🇷 (@neymarjr)



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *