• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo kundër Messi: projektohet një tjetër sfidë në Arabi

-Instant, Sport
ronaldo



Cristiano Ronaldo kundër Messit. Sfida e përjetshme u duk se kishte regjistruar përballjen e fundit direkte në fushë më 8 dhjetor 2020. Në atë kohë u luajt Barcelona-Juventus në Champions League, me bardhezinjtë fitues 3-0 dhe dygolëshin e portugezit. Me CR7 të kthyer te Manchester United, jashtë Champions, nuk kishte mundësi të tjera për të parë përplasjen direkt të dy kampionëve. Sikur të mos mjaftonte tranferimi i Ronaldo te Al-Nassr pothuaj e mbylli përfundimisht kapitullin.

E pikërisht, Arabia Saudite mund të jetë ndërmjetësi për të propozuar një episod të ri të “Classicissima” të futbollit modern. Më 19 janar, PSG do të sfidojë Al-Nassr në një triangolare ku bën pjesë edhe Al-Hilal. Megjithatë gazetari Ashraf bin Ayad flet se do të jetë një kundërshtar i vetëm i përbërë nga yjet e dy skuadrave arabe. Sidoqoftë, do të jetë rasti i favorshëm, shpjegon Record, për një duel të ri në fushë mes Cristiano Ronaldo dhe Messi.

Lexo më tej: Cristiano Ronaldo, fjalët e para pas transferimit: “Mezi pres të nis: vizioni i Al-Nassr më stimulon”

Është evidente se një rastësi kaq e madhe kërkon të shfrytëzohet në maksimum nga organizatorët e miqësores. Prandaj hipoteza e një sfide të re mes CR7 dhe Messi bëhet orë pas ore edhe më konkrete.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *