• |
ide | kryesore

Kampionati italian rrezikon të mbetet me 19 skuadra: çështja Sampdoria shqetëson Lega Serie A

-Instant, Sport
Sampdoria



Ka një çështje që po shqetëson si Lega Calcio ashtu edhe Federatën Italiane të Futbollit. Sampdoria Në opinionin publik ende nuk ka lindur problemi se si të menaxhohet situata korporative e klubit dorian. Për Samp, në fakt, nuk ka më një shoqëri dhe as blerës. Në këtë pikë, drejtuesit e futbollit italian kanë filluar të shqetësohen. Klubit gjenovez do t’i duhen para për të paguar rrogat dhe për të organizuar ndeshjet në transfertë. E pa këto para, Lega ka frikë se do të përsëritet një rast Parma.

Me arrestimin e presidentit Massimo Ferrero, Sampdoria nuk ka më një shoqëri. E njëjta situatë ndodhi në vitin 2015 me Parmën, atëherë të blerë nga Rezart Taçi. Dukalët disa ndeshje nga fundi i kampionatit nuk mundën më të paguanin më rroga dhe transferta, duke falimentuar në mars. Megjithatë, ndryshe nga situata në lidhje me klubin dukal, skuadra gjenoveze dhe La Lega duhet të përballen ende të gjithë fazën e dytë.

Lexo më tej: Video/ Leao e Tonali shembin Salernitanën, Milan presion kreut: Sampdoria merr fitoren e dytë sezonale

Sipas raportimeve të Sportitalia, për të shmangur një tjetër skandal dhe një figurë të keqe me Coni (Komiteti Olimpik), Lega dhe FIGC po mendojnë të krijojnë një arkë thesari. Në këtë mënyrë do të mund t’i lejojnë Sampdoria të arrijë të paktën fundin e kampionatit. Gjithnjë në rast se situata e shoqërisë mbetet e njëjta që është tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *