• |
ide | kryesore

Sekuestrohen mbi 140 mijë €/ Arrestohen tre persona në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit
Pastruesja



Policia ka goditur një grup që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë arrestuar tre persona nga Shkodra, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit,  në një biznes në Tiranë, shumën prej 130 000 eurosh.

Bëhet fjalë për Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç. Ata prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro. Prokuroria regjistroi procedimin penal për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.



1 Comment

  1. Nuk e kuptoj si u mashtrokan kaq lehte bisnesmenet nga ca te rinj te panjohur e u japin qindra mije euro, vec nese ishin ndermjetes te ndonje zyrtari qe kishte ne dore dhenien e ndonje tenderi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *