• |
ide | kryesore

Të vendosura për të kuptuar lëvizjet e policisë, çmontohen 21 kamera në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit
Policia e Shkodrës çmonton 21 kamera sigurie



Policia ka çmontuar 21 kamera në rrugët dhe shtyllat elektrike të Shkodrës. Ato ishin vendosur për të kuptuar lëvizjet e bluve. Kamerat e vendosura pa leje nga persona apo grupe kriminale kishin për qëllim edhe marrjen e informacionit për lëvizjet e policisë.

Nga të gjitha kamerat, 8 prej tyre ishin instaluar në vende dhe sheshe publike. Pjesa tjetër ishte në aksin rrugor nga rrethrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës. 13 të tjera u gjetën në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Prokuroria vijon hetimet për identifikimin e personave që i kanë vendosur dhe arsyet e këtij veprimi.



4 Comments

  1. E kuptojne patronazhistet ku ka shkuar neveli kriminal e ketij shteti
    Polici idiote po serveri ku mbahen filmimet e gjetet??

  2. Sot 32 vite pas themelimit të PD, si partia e parë pro perëndimore në Shqipëri, Sali Berisha në fjalën e tij kryesore në Durrës u fokusua tek sulmi ndaj ambasadores së SHBA dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe. Pra ata që më 1990 bërtisnin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, sot dëgjojnë kryetarin e tyre t’u thotë se Evropa dhe SHBA janë të korruptuar se nuk më duan mua dhe familjen time.Te vendosura me urdher te salih karaxhicit dhe klanit mafioz Trusti i Geshtenjave

  3. Krimi ne Shqiperi ka krijuar “shtet paralel” dhe kontrollon gjithcka. Ai ka strukturat e tij ne ekonomi, ne politike, ne polici e sistemin gjyqsor, pa te cilat nuk do te mund te shtrihej ne cdo aspekt te jetes ne Shqiperi dhe te kontrollonte territorin, qytetet kryesore, kufijte per hyrje e dalje dhe trafiqet e droges, armeve, naftes, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *