• |
ide | kryesore

Deklarata e Amos revolton rrjetin, çfarë tha aktori?

Paparazzi, Slider



Një deklaratë e aktorit Amos Muji Zaharia është bërë virale në rrjete sociale dhe po kritikohet jo pak për mesazhet që përçon në publik, që kanë të bëjnë me rrëmbimin dhe shantazhin.

Në një bisedë me Kristin – ku duken sikur flasin për Luizin dhe i referohen debatit të këtij të fundit me Kejvinën – Amos shprehet se do ta merrte, do ta zhvishte lakuriq, do e xhironte dhe do e detyronte të kërkonte falje. Biseda:

Kristi: “Ça do i bëje? Do e vrisje?
Amos: “Jo, nuk do e vrisja.”
Kristi: “Atëherë?”
Amos: “E di unë ça do i bëja.”
Kristi: “Ça do i bësh?”
Amos: “Atë që meriton. E di ça do i bëja? Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja dhe do i thoja ‘Kërko falje’. Edhe pastaj shikoje ti, i jep më gojës.”
Kristi: “S’do ndodhë gjë mo.”
Amos: “Unë s’po them do i fus plumbin kokës.”

Njerëzit kërkojnë që kjo deklaratë – për momentin e paqartë se kujt i referohet – të sqarohet gjatë programit nesër. Të shumtë janë ata që kritikojnë Amosin.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *