• |
ide | kryesore

Deschamps e përzënë nga “chat-i” i kampionëve të botës: arsyeja është nga më absurdet

-Instant, Sport
Deschamps



Në epokën e rrjeteve sociale, çdo lloj sjellje ekzagjerohet dhe nënvizohet sistematikisht, e drejtë apo e gabuar. E si rrjedhojë e kësaj, marrëdhëniet njerëzore kanë pësuar një ndryshim rrënjësor. Miqësitë nga fizike gradualisht po bëhen gjithnjë e më virtuale. Megjithatë, të kesh një bisedë WhatsApp me miqtë e vjetër është një mënyrë pozitive për të mos humbur kontaktin. Si dhe për të vazhduar të ruash marrëdhënie edhe pas shumë vitesh. Franca kampione e botës në ’98 nuk bën përjashtim. E të gjithë anëtarët e kësaj skuadre janë të pranishëm, nga Zidane te Barthez, deri te Thuram dhe Deschamps. Ose më mirë ishin të pranishëm, sepse trajneri aktual i Les Bleus sapo është përjashtuar nga grupi…

Bisedat në grupet e WhatsApp mes miqve janë të të njëjtit karakter, pavarësisht nëse përbëhen nga njerëz të zakonshëm apo kampionë të mëdhenj sporti. E në të dyja llojet, kur dikush sillet keq ose nuk respekton disa rregulla, përjashtohet. Kjo është në thelb ajo që ndodhi me Didier Deschamps. Tekniku u hoq nga grupi i formuar nga skuadra kampione në Kupën e Botës së Francës 1998. L’Equipe e zbuloi këtë, në një lajm që u mor më vonë nga shumë tabloidë.

Lexo më tej: Një Europian e një Botëror akoma me Francën: zyrtar rinovimi i Deschamps deri në 2026

ARSYEJA ABSURDE E PËRJASHTIMIT

Sipas gazetës sportive franceze, Zidane dhe shokët e tij nuk e kanë pëlqyer mungesën e përgjigjeve ndaj mesazheve. Ka peshuar gjithashtu edhe mungesa e vazhdueshme e Deschamps në ribashkimet e organizuara herë pas here. Nga ditëlindja e 50 e Zizou, e festuar në Marrakech, deri te darka për të përkujtuar 25 vjetorin e fitores së Parisit, kapiteni munguar gjithnjë, ndonëse me arsye më se të vlefshme. Në rastin e parë, ish-mesfushori nuk kishte marrë pjesë për shkak të vdekjes së babait të tij. Në të dytin për shkak të angazhimeve të tij si trajner me Les Bleus në funksion të Katarit. Megjithatë, grupi ka vendosur ta përjashtojë, shenjë e një frakture që ndoshta ka rrënjë shumë më të thella.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *