• |
ide | kryesore

Matthäus kritikon ashpër Moukoko: “Dëshiron paratë? Të shkojë të luajë te Ronaldo”

-Instant, Sport
Matthäus



Një paralajmërim. Aspak i mbuluar. Lothar Matthäus ka dashur të paralajmërojë Youssoufa Moukoko. Sulmuesi 18-vjeçar i Dortmund është në skadencë kontrate. Deri pak ditë më parë dukej se për lojtarin ishin të interesuar Chelsea dhe Neëcastle. Sipas mediave angleze ata janë tërhequr pasi nuk ishin të bindur që djali kishte lindur vërtet në vitin 2004. Dyshimet dolën pas një certifikate që e jep 4 vjet më të madh. Borussia, nga ana tjetër, vazhdon të besojë në të, aq sa të krijojë edhe njëfarë xhelozie të brendshme. Edhe Marco Reus është në skadencë kontrate, por askush nuk e ka kontaktuar për rinovimin. Drejtuesit janë plotësisht të fokusuar në negociatat me Moukoko, që megjithatë heziton. Dhe Matthäus kjo nuk i pëlqen.

KRITIKA

Dortmund i ofron Moukoko një kontratë bruto 6 milionë për sezon. Kjo është shumë e madhe për një djalë të moshës së tij. Megjithatë, sulmuesi është i bindur se mund të fitojë edhe më shumë diku tjetër. Për Matthäus, megjithatë, prioritetet e Moukoko duhet të jenë të tjera: “Nëse djalit i interesojnë vetëm paratë, unë i sugjeroj të shkojë të luajë me Ronaldon – tha ish-lojtari i Interit -. Nëse, nga ana tjetër, ai dëshiron të rritet dhe të ndërtojë një karrierë, atëherë nuk mund të gjejë një stacion më të mirë se Dortmund. Ai ka gjithçka që i nevojitet atje. Tifozë fantastikë, një klub të shëndetshëm, drejtorë dhe një trajner që i besojnë e një pagë të shkëlqyer”.



1 Comment

  1. Urrejne Shqiptaret dhe ngrene ne Qiell bythzinjte majmun qepo Shkaterrojne Perendimin. Qiju Rrobte Putin Zhduki keta Rrobqirat e Perendimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *