• |
ide | kryesore

JLo zbulon të vërtetën rreth puthjes së Madonna në MTV

Paparazzi, Slider



JLo ka pohuar se ajo dhe Britney Spears ishin menduar të puthnin Madonna gjatë ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2003.

“Ne kishim rënë dakord se së bashku me Britney do e realizonim skenën. Por, unë isha në Kanada për xhirimet e një filmi dhe ata vendosën që Christina ta bënte atë”, tha JLo në një intervistë me E!News.

Performanca e vitit 2003 – gjatë së cilës Spears doli nga një tortë martese e veshur si nuse dhe këndoi “Like a Virgin” – bëri homazh për aktin e Madonna-s të vitit 1984, ku ajo bëri të njëjtën gjë. Aguilera dhe Madonna më vonë iu bashkuan në skenë. Para pak kohësh Aguilera zbuloi se dhe  ajo e puthi Madonna-n në skenë, por momenti i saj u ndërpre pjesërisht.

“Ishte e çuditshme”, tha Aguilera në një intervistë në radio. “Dhe ju e dini pse e ndërprenë? Sepse donin të merrnin reagimin e Justin Timberlake.”

Qershorin e kaluar, Madonna dhe Spears rikrijuan puthjen gjatë dasmës së kësajj të fundit me Sam Asghari. “Duke puthur Madonën  !!!” shkroi ajo në Instagram. “Nuk e dija që Madonna kishte pothuajse aq shumë këngë numër një sa The Beatles!!! Kaq e nderuar që ajo erdhi në dasmën time”./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/17/jennifer-lopez-zbulon-detaje-rreth-jeteses-me-ben-affleck/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *