• |
ide | kryesore

“Më vjen keq që largohem me barazim”. Bitri zyrtarizon ikjen, Colella bën indiferentin: “Ishim të përgatitur”

-Instant, Sport
Bitri



“Me thënë drejtën ndjej keqardhje për barazimin e sotëm pasi isha përgatitur që të fitonim. I jam falënderues Partizanit për gjithë mundësinë e dhënë, nesër kryej vizitat mjekësorë në Ceki dhe shpresoj të shkoj sa më mirë”. Eneo Bitri ka konfirmuar largimin nga Partizani në janar, me deklaratën e dhënë pas barazimit me Kastriotin. Kapiteni i të kuqve do të lërë një boshllëk në qendër të mbrojtjes, që u stbilizua vetëm me rikthimin e tij. “Ky Partizan ka mundësi të bëjë shumë më mirë – vlerësoi Bitri -. Ka një grup të mrekullueshëm, por janë ca gjëra që i nënvlerësojmë. Pësojmë gola vetëm për fajin tonë, për gabime individuale. Është e vështirë kjo situatë. Kur na duhen 3 pikë nuk arrijmë ti marrim. Nuk arrij ta kuptoj këtë gjë”.

Një ikje me peshë në dhomat e zhveshjes dhe në fushë e megjithatë tekniku Giovanni Colella tregohet indiferent. “Është diçka që e dinim prej kohësh ndaj jemi përgatitur” tha italiani.

Barazimi që mund ti kushtojë vendin e parë nuk duket problem në sytë e Colella. Tekniku i Partizanit gjen gjithnjë një mënyrë për të mos bërë dramë, edhe pse nga katër pikë avantazh në fund të 2023, mund ta shohë veten -1 pas vetëm dy ndeshjesh në 2023: “Ndoshta mund të punonim më mirë në fazën e ndërtimit – tha Colella -. Sigurisht, nuk ishte ndeshja jonë më e mirë në mbajtjen e topit. Por kjo është edhe meritë e kundërshtarëve por edhe për fushën që ishte shumë, shumë e rënduar. Gjesti nervoz i Telushit? Nervozizmi është se skuadra e kupton se kur bën mirë dhe më pak mirë. Është normale që këta lojtarë të mësohen me presionin që luajnë te Partizani dhe që duhet të fitohet gjithmonë. Normale, asnjë problem”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *