• |
ide | kryesore

Gërdeci, reagon Mediu: Kjo çështje e gjykuar dhe rigjykuar në të tre shkallët e gjyqësorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gërdeci



Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar pasi SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO, dosjen në ngarkim të tij lidhur me rihapjen e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit.

Në një deklaratë të publikuar për mediat, Mediu thotë se i gjithë ky proces është bërë në kundërshtim me ligjin. Ai sjell në vëmendje se çështja është gjykuar disa herë më parë, dhe nuk është vërtetuar asnjë nga akuzat për përfshirjen e Mediut në këtë çështje.

Sipas deputetit, rinisja e hetimit për Gërdecin është stisur politikisht, me qëllim propagandistik nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Deklarata e Fatmir Mediut:

Dërgimi për gjykim në GJKKO i çështjes penale në ngarkimin tim, është formalizimi i gjithë veprimeve në kundërshtim me ligjin të kryer nga SPAK në kuadër të hetimeve të rihapura në lidhje me ngjarjen tragjike të Gërdecit.

Rihapja e kësaj çështjeje dhe mandej vazhdimi i të ashtuquajturave hetime të kryera nga ana e SPAK, janë akte tërësisht në kundërshtim me ligjin procedural penal si dhe me faktet e provat.

Ngjarja tragjike e Gërdecit, ashtu sikurse edhe vetë organi i prokurorisë ka pranuar, nuk ka si shkak urdhërat e Ministrit të Mbrojtjes. Këto urdhëra kanë dalë në bazë dhe për zbatim të ligjit dhe akteve të Këshillit të Ministrave.

Detyrimi për kryerjen e demontimit ka buruar nga këto akte dhe nga angazhimet ligjore për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE.

Demontimi i municioneve të tepërta ka qënë një proçes i cili ishte zhvilluar si përpara ngjarjes së Gërdecit, ashtu edhe më pas mbi të njëjtin kuadër ligjor dhe nënligjor.

Ngarkimi me përgjegjësi penale i ministrit për çështje që qartësisht janë jashtë kompetencës dhe dijes së tij edhe si ministër, është në kundërshtim të plotë me ligjin.

Prokuroria dje, por edhe SPAK sot, kanë zhvilluar hetime për mua dhe familjarët e mi, për të treguar/vërtetuar implikimin tim në interesa të paligjëshme në proçesin e demontimit të municioneve në Gërdec. Edhe pse këto hetime kanë qënë tërësisht tendencioze dje edhe sot, ato kanë provuar katërcipërisht se nuk ka asnjë përfshirje timen në një veprimtari korruptive në këtë proces. Fakt i cili dhe vetëm ai, mundet të më ngarkonte me përgjegjësi penale mua si ministër.

Kjo çështje e gjykuar dhe rigjykuar në të tre shkallët e gjyqësorit, ndërtohet mbi të njëjtën akuzë tashmë edhe të parashkruar, të ringjallur dhe të stisur politikisht, me qëllim parësor hedhjen në tregun mediatik dhe propagandimin institucional të SPAK.

Marrdhënia me median që në fillesë të rastit, përfaqësimi i të ashtuquajturës akuzë nga tre prokurorët kryesorë të SPAK, si dhe shmangia e mosarsyetimi i problemeve ligjore të ngrituara në aktet tona të transmetuara në SPAK, përbëjnë provë që aksioni penal kundër meje nuk është një qëndrim i pavarur e profesional i një prokurori, por është pozicionim politik i një institucioni të tërë.

Kam zgjedhur t’i shmangem debatit mediatik për këtë çështje, sepse kam menduar që gjyqet popullore apo demaskimet e “frontit” si armik i klasës i përkasin kohës së diktaturës dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtat themelore të shtetasit dhe me një gjyqësor demokratik.

Në çdo rast mbetem i vetëdijshëm se vendi ku shqyrtohen dhe provohen akuzat nuk është parësisht media, por gjykata, me bindjen e palëkundur se akuzat janë të paligjshme dhe do të rrezohen në një proces të drejtë, objektiv dhe të ndershëm.



7 Comments

    1. po cfare thua o kare pa zile, edhe kete qe te dali para drejtesise, e bene partia? aman sa te eresuar jeni, nga syte (militante te semure), ste jane vrare ty familjaret prandaj i bie birbilit si te do qejfi, ky te gjykohet bashka me Zenin edhe te tjere, se keta mire qe vrane por u bene miljonera me ato qe populli punoj Enveri i bleu edhe keta i shiten ku deshen, edhe u bene kaq te pasur

  1. Fato. Po ti ca halli ke??? Ti je i pafajshem.
    Rri i qet se gjith shqiperia e di qe ne gredec nuk eshte ber as korrupsion as dallaver.
    Ajo ishte thjesht nje aksident industrial. Dhe ata fshataret i ben shpit afer uzines moderne.
    Puntoret e kualifikuar prej vitesh, qe punonin ne uzin. Si fillojn pune, pa u stervitur pak ne vrap sprint.
    Dhe me e forta eshte se, pse e bejn kaq te madhe kete ngjarje pa pik interesi.
    Un kesaj i them tradhti.
    Dhe ca intersi ka te futesh ti ne burg. Do jet nje humbje e madhe per shqiperin qe emri jot te ndotet si nje i korruotuar.
    A ka zot….. Fato i korruotuar. Kete genjeshter nuk ka njeri ta besoj.
    Po ti rri pa merak, se njeriu i mire e gjen rrugen e drejt.

  2. O fato gjithe jeten pune e rroge deputeti e ministri ke pas. Po 700 milion si i bone mer jau, qe i ke shpernda ke cuni etj (qe nuk e kane bo asnji dite pune merhaba), nuk e dine ca eshte borderoja dhe te firmosesh bordero.
    Vetem nqs ti ke punu si rozeta e parrtise, sanitare qiveritaresh.
    Ah se desh harrova…. sa % i kerkove (pronareve dhe ustallareve) kur ishte puna e projektit elikoidal per ne Malin Bureto ??? Vetem studimi i fizibilitetit ishte 20 Milion USD, apo nuk te kujtohet….

  3. Nese edhe ky pas vrasjes se 26 te pafajshmeve dhe tmerrit qe perjetoi nje fshat i tere nuk ka faj, FAJI se bashku me drejtesine nuk ekzistojne. ZOTI i ndershkofte te gjithe fajtoret edhe ata te drejtesise qe nuk japin drejtesi. Mediu eshte jo vetem turp shqiptar por edhe turp amerikan qe vazhdon ta lejoje te udhetoje e te beje show me politikane legena amerikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *