• |
ide | kryesore

Gazetari italian Ziliani i vërsulet Juventus: “Falsifikoi kampionatet, shtypi e mbron. Rrezikon Europën e asnjë s’flet”

-Instant, Sport
ziliani



Juventusi u penalizua me 15 pikë në klasifikimin për çështjen e fitimeve kapitale. Klubi aktualisht është protagonist edhe në kuadër të hetimit Prisma. Nga ana e tij, klubi i Juventus do të paraqesë një apel në Kolegjin e Garancisë Coni në përpjekje për të rrëzuar dënimin e dhënë nga Gjykata Federale. Përvec pikëve janë dënuar edhe ish-drejtuesit, përfshirë edhe ish-presidentin Andrea Agnelli. Në këtë situatë, vjen edhe sulmi i ashpër i gazetarit Paolo Ziliani ndaj Juventus dhe jo vetëm.

Ditën e sotme në Twitter, Ziliani ka sulmuar ashpër bardhezinjtë: “Juventusi ka kryer parregullesi të turpshme, siç dëshmohet nga provat në duart e prokurorëve”. Më pas një sulm, jo shumë i mbuluar, ndaj shtypit italian: “Mbron klubin që falsifikoi kampionatet. Jo drejtësi, e pa ndëshkuar”.

POSTIMI I PARË

Janë 14,000 faqe që tregojnë prova të veprave të rënda, të përsëritura, të turpshme të kryera nga #Juventus. Ata tashmë i presin gjyqe të ndryshme. Po shtypi italian çfarë bën? Zbret në fushë në mbrojtje të klubit që falsifikoi kampionatet.

POSTIMI I DYTË

Në një tjetër postim në Twitter, gazetari foli edhe për cështjen Europë: “Nëse Kolegji i Garancisë Coni refuzon apelimin, UEFA do të përjashtojë Juventus nga kupat, për antisportivitet, për një vit, në pritje të gjykimeve të tjera. Ata kanë frikë ta thonë, por ky është thelbi”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *