• |
ide | kryesore

O Globo zbulon trajnerin e ri të Brazilit: Ancelotti largohet nga Madrid në qershor për pankinën e Seleçao

-Instant, F1, Sport
O Globo



Sipas raportimeve të O Globo, Brazili kërkon me çdo kusht t’ia besojë pankinën e kombëtares së tij teknikut Carlo Ancelotti. Ai është favoriti i madh për të drejtuar Seleçao pas lamtumirës së Tite. Aventura e brazilianit nuk përfundoi mirë pas kampionatit botëror në Katar. CBF, federata braziliane, është e gatshme të presë deri në qershor, kur të përfundojë sezoni aktual për Real Madrid. Megjithatë, ata duhet të bindin italianin të përfundojë kontratën me Florentino Perez një sezon më herët.

Trajneri i U-21 Ramon Menezes mund të ulet në pankinë për ndeshjet e ardhshme në mars. Sipas O Globo, një takim mes Ednaldo Rodrigues, president i CBF dhe Florentino Perez është planifikuar për këtë muaj. Interesimi i federatës braziliane të futbollit për teknikun Ancelotti lidhet edhe me marrëdhëniet e mira me disa protagonistë të futbollit brazilian që ai drejton te Reali, si Rodrygo, Vinicius dhe Eder Militao.

Lexo më tej: Scolari kundër Luis Enrique për pankinën e Brazilit: “Nuk ka fituar asgjë, ndërsa Mourinho gjithçka”

Pas largimit te Tite, shumë emra u përfolën për pankinën e 5 herë kampionëve të botës. Më i kuotuari fillimisht ishte Guardiola, që mund të kthehet në lojë vetëm në rast të largimi nga Manchester City. Pastaj, Luis Enrique e Jose Mourinho u përfolën për të marrë pankinën prestigjoze. Kundër spanjollit dolën shumë figura të rëndësishme të futbollit brazilian, si Felipe Scolari. Por tani duket se Ancelotti është favoriti numër një.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *