• |
ide | kryesore

Grabiti 9 makina brenda 4 muajsh, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një burrë nga Shqipëria është arrestuar së fundmi nga autoritetet greke në zonën e Agios Nikolaos, pasi dyshohet se është përgjegjës për disa vjedhje e disa automjeteve.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për një 50-vjeçar që ka kryer 9 grabitje në zonë në një hark kohor prej 4 muajsh, duke nisur nga 24 tetori i vitit të kaluar.

Gjatë grabitjeve mësohet se 50-vjeçari ka marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera që ka gjetur brenda makinave.

Sakaq, ai u vu në pranga nga policia vendase të cilët po ashtu zbuluan mjetet e tij të vjedhjes, ku përfshihen një kapuç, doreza dhe një elektrik dore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *