• |
ide | kryesore

Video/ Union dështon të parakalojë Bayern, Dortmund shkatërron Hertha: triadë në krye të Bundesligës

-Instant, Sport, Video
Union



Në ditën e 21 të Bundesligës, Union Berlin humbi një mundësi të madhe të merrte kryesimin. Kryeqytetasit barazojnë në shtëpi 0-0 kundër Schalke 04, që mbyll renditjen, duke dështuar të kapërcejë Bayern në vendin e parë. Së bashku me bavarezët dhe klubin kryeqytetas, në krye të renditjes është edhe Boussia Dortmund. Verdhezinjtë kanë vetëm fitore që nga pushimi dhe kanë thyer edhe Hertha Berlin 4-1. Lufta për titull është shumë e fortë, sepse pas treshes kryesuese janë Freiburg -3 dhe Leipzig -4.

UNION BERLIN-SCHALKE 04 0-0

Union Berlin shpërdoroi një mundësi të madhe, duke barazuar 0-0 në shtëpi kundër Schalke 04 në vendin e fundit. Gjatë pjesës së parë, vendasit mbajtën topin, por nuk patën shumë shanset e goditjet ishin të pakta, nga të dyja palët. Në pushim shkohet në 0-0, por në fillimin e pjesës së dytë berlinezët i rritën përpjekjet. Por me kalimin e minutave, miqtë fituan gjithnjë e më shumë besim dhe morën frenat e lojës. Nëntë minuta më vonë, Siebatcheu iu afrua golit të 1-0 për Union, i servirur nga Becker. Por ndeshja qëndroi në ekuilibër deri në fund. Përfundoi 0-0, me Union Berlin që nuk përfitoi nga disfata e Bayern. 43 pikë për kryeqytetasit, në krye të renditjes bashkë me Bayern e Dortmund. Schalke 04 është ende në fund, me 13 pikë.

Lexo më tej: Video/ Mönchengladbach fundos Bayern: me 10 lojtarë gjithë ndeshjen bavarezët rrezikojnë kreun, tris i Leipzig e Stuttgart

BORUSSIA DORTMUND-HERTHA 4-1

Fitorja e pestë radhazi në kampionat që nga rikthimi në fushë pas pushimit për Dortmund. Verdhezinjtë në Signal Iduna Park mbyllën historinë që në gjysmën e pjesës së parë me golat e të zakonshmit Adeyemi dhe Malen. Ndeshje sidoqoftë më e ekuilibruar nga sa thotë rezultati. Hertha tentoi ta rihapë ndeshjen në fillim të pjesës së dytë me golin e Tousart. E megjithatë, pesëmbëdhjetë minuta nga fishkëllima e trefishtë, Reus fiksoi trisin dhe mbylli lojën. Kevin Prince Boateng u aktivizua në fushë për miqtë në fund. Por gjithsesi ishin vendasit ata që shënuan me Brandt, për të kompletuar pokerin. Dortmund në krye të renditjes bashkë me Bayern e Union. Hertha Berlin është gjithmonë e parafundit me 17 pikë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *