• |
ide | kryesore

Love Island edhe në Shqipëri, kush do e moderojë?

F1, Paparazzi



Luana Vjollca ka konfirmuar se shumë shpejt, në Shqipëri do të vijë program “Love Island” (“Ishulli i dashurisë”).

Formula e programit, i cili u bë i ndjekur i ITV në historinë e rrjetit në vitin 2018 është e tillë: Një grup konkurrentësh, të cilësuar si “ishullorë”, do të jetojnë të izoluar nga bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur nga kamera.

Për të mbijetuar në vilë, banorët duhet të shoqërohen me një tjetër banor të vilës, qoftë për dashuri, miqësi apo para. Çifti fitues i përgjithshëm merr një total prej £50,000. (Çmimi për në Shqipëri, ende nuk është konfirmuar).

Çdo banor që mbetet single, eliminohet. Konkurrentët mund të eliminohen edhe përmes votimit të publikut. Ata përballen me lojëra dhe sfida, të krijuara për të testuar aftësitë fizike dhe mendore. Në fund të sezonit, publiku voton për të përcaktuar çiftin fitues.

Në puntatën e djeshme dhe të fundit të “Zemër Luana” për këtë sezon, Luana e konfirmoi se po, do të jetë ajo moderatorja:

“Projekti për të cilën e keni fjalën dhe që ka qarkulluar gjithandej, mendoj që një projekt i nxehtë dhe i zjarrtë si ai, meriton edhe një kohë të nxehtë dhe të zjarrtë, kështu që duhet të kalojnë edhe ca të diela”, tha Luana Vjollca, duke nënkuptuar se do të nisë në verë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *