• |
ide | kryesore

Video/ Martinelli fut në kurth Dhelprat, Arsenal triumfon në shtëpinë e Leicester: West Ham dërrmon 4-0 Nottingham

-Instant, F1, Sport, Video
Martinelli



Kryesuesit e Arsenal nuk gabojnë, duke mposhtur 1-0 Leicester në javën e 25 të Premier League. Vendosi goli i brazilianit Martinelli në minutën e 46’. Në ndeshjet e tjera West Ham u zgjua në pjesën e dytë dhe në pesëmbëdhjetë minuta fiksoi 4-0 kundër një Nottingham të pafuqishëm. Golat e Watkins (63′) dhe Buendia (81′) i mjaftuan Aston Villa për të mposhtur Everton 2-0. Ndërsa Leeds rigjeti fitoren pas 10 ndeshjesh kundër Southampton, i likuiduar 1-0 dhe gjithnjë e më shumë në fund.

LEICESTER – ARSENAL 0-1

Arsenal mposhti Leicesterin me rezultatin 1-0 në javën e 25 të Premier League. E nisën fuqishëm kryesuesit, të cilët shënuan me anë të Trossard në minutën e 26’. VAR megjithatë anuloi gjithçka për një faull në fillim të aksionit. Foxes nuk qëndruan mënjanë dhe pesë minuta më vonë u përgjigjën me Iheanacho. Golin e sulmuesit e bëri të pavlefshëm flamuri i asistentit. Në pjesën e dytë, megjithatë, goli i Gunners erdhi falë Martinelli. Braziliani në minutën e 46’ shënoi golin e 1-0 në pasimin e Trossard. Skuadra e Arteta vazhdoi të shtynte dhe nëntë minuta më vonë Saka dyfishoi epërsinë, por edhe këtë herë i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. Arsenal kështu ngrihet në 57 pikë dhe konfirmohet i pari në renditje. Ndërsa Leicester mbetet i katërmbëdhjetë me 24 pikë.

WEST HAM – NOTTINGHAM FOREST 4-0

West Ham triumfoi 4-0 në Nottingham Forest, që u dorëzua në pjesën e dytë. Në minutën e 12’, Paquetà provoi me një goditje, që megjithatë përfundoi ngjitur me shtyllën në të majtë të Navas. Miqtë u kundërpërgjigjën me aksione këmbëngulëse dy minuta më vonë. Felipe nuk arriti të kthejë një penallti në lëvizje në gol dhe rezultati mbeti 0-0. Në fillim të pjesës së dytë, Forest ishte ende i rrezikshëm me Bowen, por 26-vjeçari anglez u ndal shtylla në minutën e 56’. Pak sekonda më vonë, Paqueta provoi sërish, por këtë herë goditja e brazilianit kaloi pak mbi traversë. Hammers nisi të godasë me vendosmëri dhe brenda tetë minutash kalojnë në 3-0 me dygolëshin e Ings (70′ dhe 72′) dhe me golin e Rice në minutën e 78′. Pokeri u shërbye më pas nga Michail Antonio, që shënoi me një goditje me kokë. West Ham ngjitet në vendin e gjashtëmbëdhjetë me 23 pikë. Nottingham, nga ana tjetër, mbetet i palëvizshëm me 25.

Premier League England

Newcastle United – Brighton & Hove Albion (e shtyrë)
Everton 0-2 Aston Villa
Leeds United 1-0 Southampton
Leicester City 0-1 Arsenal
West Ham United 4-0 Nottingham Forest



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *