• |
ide | kryesore

Asocacioni/ Rama dhe Berisha, sa të ndryshëm ndaj Kosovës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
rama berisha kurti vucic



Ndërkohë që si rregull për politikën e jashtme të vendit partitë kryesore duhet të flasin me të njëjtën gjuhë, aq më tepër kur bëhet fjalë për Kosovën, qeveria dhe opozita janë shfaqur sërish me qëndrime diametralisht të kundërta. Me gojën e kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Berisha ato kanë treguar se e shohin në mënyrë të ndryshme takimin e 27 shkurtit në Bruksel, mes Albin Kurtit dhe Vuçiçit. Debati më i madh rreth planit Franko-Gjerman ishte se përse palët thanë që e pranuan, por nuk e nënshkruan. Kryeministri kosovar Albin Kurti fajësoi për këtë presidentin serb duke thënë se ai vetë qe i gattshëm të hidhte firmën. Nga ana tjetër, Aleksandar Vuçiç e la përgjegjësinë mbi Kurtin duke e bërë fajtor për mospranimin e asocacionit të komunave më shumicë serbe.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Kush fitoi dhe kush humbi në Bruksel?

Pikërisht në këtë pikë edhe qëndrimet e kryeministrit dhe shefit të opozitës sonë ishin si nata me ditën. Edi Rama mbajti si zakonisht një qëndrim mbi palët, sikur ishte shtetar i Suedisë apo Litetshtejnit, duke inkurajuar marëveshjen por pa guxuar të tregojë se kush po e frenon atë.

“Ky është një moment historik i rëndësishëm për paqen rajonale dhe unë inkurajoj fuqimisht të gjitha palët e përfshira që të vazhdojnë të punojnë për një zbatim të shpejtë. Për paqen dhe bashkëpunimin, Shqipëria është dhe do të mbetet një besimtar i patundur dhe një model. Ne mbështesim plotësisht çdo përpjekje për të kapërcyer të kaluarën. Paqja dhe bashkëpunimi janë çelësi për të ardhmen që u detyrohemi fëmijëve tanë në këtë rajon të shkatërruar prej shekujsh nga mungesa e paqes dhe bashkëpunimit. E mirëpres pëlqimin e dy palëve për Marrëveshjen për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë🇽🇰🤝🇷🇸” shkruajti ndër të tjera Rama.    

 

Madje sikur të mos i mjaftonte ky qëndrim neutral ai nuk duroi dot pa i futur disa kunja ‘harruesit” dhe tradhëtarit” Albin Kurti (linku poshte).

S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau Kurtin dhe Vuçiç 

“Uroj që askush të mos e akuzojë Albin Kurtin për tradhti apo harresë, por gjithkush të kuptojë se kryeministri i sotëm i Kosovës ka bërë gjënë e duhur, duke hedhur një hap të parë me shumë rëndësi drejt daljes nga kurthi i të djeshmes. Hapa të tjerë pasofshin pa humbur kohë!” shkruajti Rama.

Krejt i ndryshën ishte qëndrimi i Sali Berishës i cili reagoi me një ditë vonesë. Ndoshta i çliruar nga fakti se kur je në opozitë ke më pak përgjegjësi ndërkombëtare, ai nuk nguroi të tregonte me gisht “fajtorin” që do ta pengojë kompromisin.

Për çështjen e asocacionit që përbën thelbin e mosmarrveshjeve Berisha pranon se ai duhet krijuar: “Në bindjen time, asnjë vend i lirë nuk mund të ndalojë krijimin e asociacioneve të qytetarëve pavarësisht nga bindjet politike, besimet fetare, përkatësia racore dhe ajo etnike e tyre, me kushtin e vetëm që ato të ngrihen në përputhje me Kushtetutën e vendit. Në një vend të lirë kjo e drejtë është e pamohueshme.

SHBA në mënyrë të përsëritur janë shprehur për Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Mendoj se Prishtina zyrtare duhet të angazhohet për një detyrim të tillë” shkruan Berisha në Facebook.

S’ka marrëveshje në Bruksel/ Çështja që ndau Kurtin dhe Vuçiç 

Por pasi thotë këtë ndryshe nga Rama ai nuk nguron të bëjë me faj Vuçiçin se gjeti një sebep për mospranimin e marëveshjes. “Marrëveshja franko-gjermane në të vërtetë po mbahet, dhe druaj shumë se do të mbahet peng nga Serbia, e cila jo vetëm nuk pranoi në marrëveshje njohjen e Kosovës, as dhe heqjen e preambulës aneksioniste nga Kushtetuta e saj, por kërkon t’i imponojë Kosovës një asociacion suprakushtetues etnonacional të komunave me shumicë serbe në këtë vend, i cili do të ishte një kërcenim serioz për stabilitetin e Kosovës, rajonit dhe shpërblim i rrezikshëm për ultranacionalizmin serb. Ndaj dhe heqja dorë nga Beogradi nga kërkesa për një asociacion mbikushtetues në Kosovë është rruga e vetme për të arritur firmosjen dhe jetësimin e planit franko-gjerman”, është konkluzioni i sh kryeministrit dhe presidentit, i cili ka marrë hapur anën e Kosovës. Hendeku në qëndrime midis njërit që tregon me gisht fajtorin dhe tjetrit që flet nga lart se “superfuqitë ti kapin për veshi dhe ti ulin për firmë” është shumë i thellë. Një alibi për qëndrimin e Ramës është se për shkak të rolit të kryeministrit ai duhet të jetë më i distancuar dhe neutral. Por ama kur ai e humb neutralitetin duke i bërë thirrje perëndimit që mos i bëjë presion Serbisë për sanksionet, edhe ku shfajësim bie. Në sy bien vetëm qëndrimet e ndryshme.

©Lapsi.al

 



13 Comments

  1. Po ju krahasoni fjalen e Kryministrit te Republikes se Shqiperise Z. Edi Rama me fjalen e kryetarit te cetes se Foltores?! Po c’lidhje ka?! Berisha eshte nje i mbytur qe thote cfare i vjen ne mendje se s’ka cfare humb me, ndersa Rama eshte Kryeministri i vendit. Ka pergjegjesi mbi supe.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Po, pra përgjegjësia u duk më mirë te MCgongal, më përgjegjësi besoj se ka organi yt gjenital, psh nuk ngrefet kur sheh se ka përballë një femër që ti respekton shumë, se sa edvin langaraqi, ke dëgjuar ndonjëherë llomen të marë përgjegjësi për çështje specifike?!!!

      1. Une e kisha me shume me krahasimin. Te krahasosh Ramen me Berishen eshte si te krahasosh mollet me dardhat. Per arsyet qe shpjegova me lart.

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Vërtet mendon se mund të krahasohet edvini me Berishën!!!!!

          Po, ndonjë socialist i dikurshëm, fjala vjen, Musa Ulqini, Besnik Bare etj mund të krahasohen me Berishën, por kurrë nuk mund të krahasohet edvini.

    2. Kryeministri vari kars qe pi droge dhe del lakuriq si rrobqir plazheve. Kryeminister qe flinte urave dhe bente mashkullin homoseksual prostitute neper Rruget e Parisit. Kryeminister hajdut ikonash dhe hajduti me i madh dhe rrobqiri me i keq ne historine e Shqiperise.Te qifsha genin tend te LGBT dhe ja lerofsha ketij drogaxhiut pemen gjenetike

    3. Po ku krahasohet qëndrimi i socialistëve me atë të SRB-t.
      1- Burgosi Hashim Thaçin dhe Heroin Legjendar Adem Jashari.
      2- Vrau e zhduku pa gjurmë ushtarin e UÇK Remzi Hoxha. Zhdukja e tij u bë sepse kishte filmime nga takimi i SRB me Millosheviçin në 1993 në Ohër.
      3- Sa ishte gjallë udhëheqësi i Kosovës Ibrahim Rrugova, nuk i foli SRB-it, sepse e kuptoi që ishte agjent i shkies.
      4- Furnizoi me naftë tanket e Sllobodanit që të vrisnin sa më shumë shqiptarë të Kosovës. Gjithë bota ja kishte bllokuar naftën Beogradit. Ky e shpëtoi.
      5- E quajti UÇK organizatë terroriste.
      6- Ju bëri thirrje udhëheqësve kosovarë të mos shkonin në Rambuje ku do të vendosej nga SHBA çlirimi i Kosovës, dhe kur këta shkuan ju bënte thirrje të mos firmosnin.
      7- Kur NATO bombardoi Beogradin, bënte thirrje në gazetën RD të ndërpriteshin bombardimet, se i vinte keq për popullin serb. Ndërsa populli kosovar….
      8- Kur kosovarët luftonin për pavarësi, SRB thoshte se duhej të kërkonin autonomi nën Beogjradin.
      Të gjitha këto i gjeni të shprehura në gazetën RD të kohës.
      – Së shpejti do të hapen arkivat më Beogjrad dhe shqiptarët do të mësojnë se kush është spiuni i UDB me pseudonimin “Intelektuali”. I rekrutuar që në vitin 1978 nga shkiet.

  2. Zgjidhja e vetme qe kishte vlere per bashkimin e shqiptareve (edhe ata te lugines) ishte ajo e komandantit legjendar te lirise Hashim Thaci.

  3. I biem Vucicit sa te doni si tifozet ne shkallet e stadiumit qe shajme ekipin kundershtar, po Vucici edhe asosacionin na i mori dhe njohjen sna e dha. Se kush beri gol kuptohet. Ne vazhdojme e shajme Vucic maskarai, fashisti etj… per te share jemi te vetmit, kampion dalim

  4. Ramoviçi mund te jete kryeminister, por jo i shqiptareve. Ne cdo deklarate te tij mbron apo justifikon ish ministrin e Millosheviçit, nderkohe qe duhet te mbronte interesat e shqiptareve. Sa here qe Vuçiçi flet per te drejtat e serbeve ne Kosove, ai duhet te fliste per te drejtat e shqiptareve ne Serbi dhe jo ti mbante ison Vuçiçit, Daçiçit dhe gjithe viçve spo çiçve te tjere

  5. Akuzoi zyrtarët amerikanë për gjobvënie, DASH: Qesharake! Berisha me korrupsion të theksuar, duam zgjedhje të ndershme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *