• |
ide | kryesore

4 shqiptarë të zhdukur nga përplasja e trenave në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Greqi



Autoritetet greke kanë njoftuar se ka shkuar në 57 numri i të vdekurve në aksidentin tragjik të ndodhur më 1 mars në Greqi ku një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash. Autoritet greke kanë nisur sot identifikimin e viktimave përmes AND-së ndërkohë që vijon dhe kërkimi dhe identifikimi i personave të tjerë të humbur. 

Edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga prej ditës së djeshme ndodhet në Larisa ku u takua dhe bisedoi me përfaqësues të Brigadës Zjarrfikëse të kërkim-shpëtimit të angazhuar pas aksidentit fatal.

“Situata është e rëndë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me policinë greke” – thotë ambasadorja Hajdaraga në një prononcim për rtsh.al. pasditen e sotme

Ambasadorja Hajdaraga vizitoi edhe Spitalin Universitar dhe Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku po trajtohen disa shqiptarë të lënduar ndërkohë që për rtsh.al konfirmon se me statusin e të zhdukurit janë 4 shtetas shqiptarë, mes tyre dhe Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e mjekësisë.

“Jemi në dijeni të këtij rasti që ditën e djeshme. Kam qenë edhe në kontakt me familjarët. Rastin është në proces identifikimi nëpërmjet ADN. Për momentin statusi është “e zhdukur”. Me këtë status janë edhe tre shtetas të tjerë me origjinë shqiptare. Sot ka pasur edhe 17 viktima të tjera, gjithashtu në proces verifikimi. Sapo të marrim informacionin zyrtar nga strukturat përkatëse do ju informoj” – informon ambasadorja.

Veç Klaudias ambasada konfirmon dhe emrat e dy prej shqiptarëve me statusin e të zhdukurit Pavlin Bozo dhe Denis RuçiNdërkohë shqiptarët Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeç po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv, ndërsa 7 shtetas me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të lënduar, jashtë rrezikut për jetën. “Kam qenë pranë këtyre personave, ndodhen në Reanimacion por të stabilizuar” sqaron ambasadorja Hajdaraga.

Ndërkohë Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqjen. Ai ka thënë se po largohej nga detyra “në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë”. /RTSH



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *