• |
ide | kryesore

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Kukës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga qytetarin me inicialet F.M. 32 vjeç banues në Kukës. Ai ndihmonte duke transportuar kundrejt fitimit, shtetas të huaj të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. 32-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip “Kia”, 2 emigrantë drejt Kosovës. Qëllimi final ishte t’i çonte ata në vendet e BE-së.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

– F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, Kukës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjetin tip “Kia”, 2 emigrantë, që do të kalonin në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës dhe më pas në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *