• |
ide | kryesore

Mbappé, rekord golash e një ‘thumbim’: “Nëse e ardhmja te PSG do varej nga Champions, do isha larguar”

-Instant, Sport
Mbappé



Me golin e shënuar në 4-2 ndaj Nantes, Kylian Mbappé kaloi Edinson Cavanin. Francezi me 201 gola u bë golashënuesi më i mirë në historinë e PSG. Një moment historik i festuar me një çmim special, por fjalët e fenomenit francez në fund të ndeshjes, po shkaktojnë diskutime. “A do të ndikojë ndeshja me Bayern në të ardhmen time? Nuk mendoj kështu. Nëse do ta lidhja të ardhmen time me Champions, e nuk po i mungoj respektin klubit, do të isha larguar shumë kohë më parë – tha ai -. Unë jam këtu. Jam shumë i lumtur dhe për momentin nuk po mendoj asgjë tjetër veçse të bëj mirë me PSG”.

Lexo më tej: “Ata janë unikë, kanë dy më të mirët në botë”: Muller admiron PSG dhe i frikësohet mbi të gjitha Mbappe

PSG, pas humbjes 1-0 në Parc des Princes, është i thirrur në sipërmarrjen e madhe të mërkurën në Mynih. Fjalët e Mbappe u thanë me një buzëqeshje në buzë. Por ironia fsheh gjithmonë një sfond vërtetësie. Në këtë këndvështrim, fjalët e tij nuk u vlerësuan shumë në Francë. Vetëm verën e kaluar Mbappé i tha jo interesimit të Real Madrid. E pastaj nënshkroi një rinovim luksoz me PSG, deri në vitin 2025. Në realitet, kontrata e re është një “2+1”, me të cilën kampioni francez lidhet me PSG-në për dy sezonet e ardhshme plus një “opsionale”. E në Paris ekziston frika se pa Champions League Mbappe mund të largohet në verën e 2024.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *