• |
ide | kryesore

“Dy u vetvranë, u rrezikua katastrofë masive vdekjeprurëse”: Uefa rimburson tifozët e Liverpool

-Instant, Sport
Liverpool



UEFA do të rimbursojë të gjithë tifozët e Liverpool që morën pjesë në finalen e Champions League në Paris më 28 maj. Ndeshja filloi me pothuajse 40 minuta vonesë për shkak të problemeve të rendit publik. Qindra tifozë ishin të detyruar të prisnin pafundësisht dhe familje të tëra u spërkatën me gaz lotsjellës. Të tjerë persona mbetën viktima të grabitjeve. UEFA do t’i paguajë klubit anglez të gjithë paketën, pra 19618 bileta dhe më pas do t’i besojë organizimin e rimbursimeve. “Ne njohim eksperiencën negative që kanë pasur këta tifozë. E përmes këtij programi do të kompensojmë ata që blenë bileta dhe që janë prekur më shumë nga vështirësitë për të hyrë në stadium”, tha Theodore Theodoridis, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s.

Lexo më tej: Shtyhet finalja e Champions: Liverpool-Real do të nisë me vonesë, për shkak të tifozëve

RAPORTI I PAVARUR, I POROSITUR NGA UEFA

Një raport i pavarur i porositur nga UEFA arriti në përfundimin se vetëm qetësia e tifozëve të Liverpool kishte parandaluar një ‘katastrofë masive vdekjeprurëse’. U zbulua se UEFA kishte lënë mënjanë sigurinë. Ndërsa policia franceze ishte sjellë në mënyrë të paaftë duke hedhur gaz lotsjellës në turmë. Madje edhe se ministri i Brendshëm francez Gerard Darmanin kishte fryrë numrin e mbështetësve pa biletë “si justifikim për të maskuar dështimet e tjera”. Liverpool e kishte ngritur zërin kundër organizimit francez të finales, duke kërkuar llogari.

Lexo më tej: “Nuk arrij ta besoj se një ministre mund ta bënte këtë”: presidenti i Liverpool bën ‘leckë’ Oudea-Castera

Momente paniku që sollën në memorje menjëherë fatkeqësitë e Heysel dhe Hillsborough. Situata jashtë stadiumit Saint-Denis u pagua shtrenjtë nga dy tifozë të Reds. Ata u vetëvranë për shkak të traumës që rijetuan pas vitit 1989 në Hillsborough. Për këtë arsye, rreth tre mijë tifozë të Liverpool kishin firmosur një sërë kërkesash për dëmshpërblim ndaj UEFA-s, morale dhe materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *