• |
ide | kryesore

Meta: Berisha është vula e gjallë e PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta, Koalicioni, berisha meta non grata, slogani



Për kreun e PL-së Berisha është vula përfaqësuese e PD-së për aspektet e saj pozitive. Meta përmend dhe 6 marsin, ku me krenari thekson arsyet e firmosjes së dekretit për zgjedhjet e pjesshme.

Ai shton se me atë veprim i tregoi shqiptarëve dhe botës opozitën e vërtët në Shqipëri, e cila nuk është ajo e djegies së mandateve apo që toleron prishje marrëveshjesh.

Edhe një herë Meta thotë se është tërë kohën duke bashkëpunuar me Berishën dhe të gjithë opozitarët në Shqipëri për pregatitjet e zgjedhje të 14 majit.

Meta: “Z.Berisha është vula e gjallë e PD-së në kuptimin e frymëzimit dhe aspekteve të tjera pozitive. Meqë kujtuat 6 marsin, unë atëherë nuk kam qenë as kryetar partie dhe as nuk jam përfshirë në fushatë.

Jam krenar për dekretin e 6 marsit, që edhe mund të mos e firmosja meqenëse Gjykata Kushtetuese nuk mori asnjë vendim, jam krenar për arsye se i dhashë mundësi gjithë botës për të kuptuar se cila është opozita e vërtet, opozita që besojnë dhe duan shqiptarët që janë tepër të lodhur nga opozita që ju e dini mirë, që dogji mandatet, qe i i fali reformën në drejtësi dhe që i toleroi prishjen e marrëveshjes së qershorit.

Unë jam onlinë tërë kohën me Berishën dhe tërë opozitarët anembanë shqipërisë.



12 Comments

  1. Ore nje gje nuk kuptoj. Pse eshte kaq e rendesishme vula. Nqs Berisha eshte vula e gjall pse nuk ndryshon icik siglen dhe vulen dhe prap i ka per vete te gjith, nqs vertet i shkojn nga mbrapa te gjith sic thot. Se keshtu i bie qe nuk e ka mbeshtetjen qe pretendon, nqs ka nevoj kaq te madhe te kapet pas vules. I bie qe po ben kalkulime vetjake per hallet e veta. le ta bej PD e re, PD e ndryshimit apo PD e lirirs e te shrkiehet dhe me Meten po te doj. Fakti qe kapet kaq fort pas vules tregon shum.

  2. Ore dakort Berisha eshte legjendar sic thua ti, po ti ca je? Ne sondazhe del politikani me i urryer nga shqiptaret dhe simbol i korrupsionit. Se kuptoj pse Berisha behet me kete, duke e ditur se ca mendojn shqiptaret dhe vet demokratet per kete.

  3. Saleeee kujdes se po ta fut Meta,po te fut te partia e vet dhe keshtu te nxjerr jashte loje,pasi njifet Likja si kryetar dhe me votat e tua do forcoi partine e vet qe i ka vene emrin e gruas tende…

  4. Berisha pa vule dhe pa logo ….ka marre fund ceceni i vucidolit Te gjithe tallin karet me kete malok te piset

    1. Meta e vlerson Berishën sepse ai ishte leal kur qeverisën.Provoi Ramën dhe pa ndryshimin më atë.Dhe për atë që është më i urryer Berisha kuptohet që janë sondazhe të patronazhistëve.

  5. Kur Meta ben koalicion me PS, Berisha eshte babi Zenit, vrases, i korruptuar, kur ben koalicion me PD Berisha eshte legjende, vule e gjalle etj brockulla te spiunohajdutit te Mones.

  6. Për komunikimin me Berishën, Meta thotë se nuk është ndërprerë në asnjë moment pasi bisedojnë online për çdo detaj.

    “Të jemi të qartë, kandidatë nuk janë të Sali Berishës por të ‘Primareve’, një proces historik që ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri

    1. Dhe kur thotë të primareve e ka fjalën që janë të PD që unë i vlerësoj shumë se janë dhe për mua.

  7. Mos u lodhni te ndani si intrgante kafenesh dy politikane te vjeter, se boll lodhen Rama e Alibasha.

    Ne ka gje qe i ndan dy malesore eshte prerja ne bese, çka deri tani, mesa duket, nuk ka ndodhur mes tyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *