• |
ide | kryesore

Gazetari francez e bën leckë italianin Verratti: “Kthehu në Peskara të tymosësh e të hash qebap”

-Instant, Sport, Video
Verratti



Një tjetër zhgënjim në Champions League për Paris Saint-Germain, që ka gjeneruar kritika të ashpra. Bujë në veçanti shkaktoi performanca e Marco Verratti. Mesfushori italian sigurisht që nuk luajti ndeshjen e tij më të mirë në karrierë kundër Bayern Munich.

Italianit iu vodh topi në rastin e golit të parë të gjermanëve, që siguruan kështu kalimin në raundin tjetër. Verratti kundër bavarezëve gaboi në fakt gjithcka e jo vetëm në atë rast. E kështu, Daniel Riolo në RMC Sport, u shpreh në mënyrë të vendosur negativisht ndaj tij. Gazetari në fakt e kishte në përgjithësi ndaj të gjithë PSG-së, që e cilësoi si “turpi i Evropës”.

“Kur je tifoz i PSG-së, është e drejtë në këto momente të flasësh dhe të thuash gjëra. Edhe të shpërthesh në një moment të caktuar. Duhet të tregosh gjithçka. Tani ky klub është bërë turpi i Evropës”, tha gazetari.

Fjali edhe më të këqija për Verratti: “Duhet ta kthejmë te Pescara, që të hajë qebapët e tij, të ecë buzë detit, të pijë gotat e tij, të pijë cigare. Këtë e them prej vitesh. Nuk e di edhe nëse ai mund të jetë titullar në ekipin e djalit tim. Unë mendoj se ai është një lojtar rruge”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *