• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë dhe tentoi të νriste bariun në Vlorë, gjykata lë në burg 28-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin Endri Beqiraj. 33-vjeçari u arrestua nga policia e Vlorës më 14 mars, në fshatin Ramicë të bashkisë së Selenicës. Ndërkohë shtetasi Julo Rrokaj është shpallur në kërkim. Sipas policisë, ata kanë goditur me armë kundrejt një bariut Gëzim Lekëj për t’i marrë këtij të fundit paratë.

Policia, pas telefonatës së këtij shtetasi ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar një ngjarje kriminale. Seanca gjyqësore drejtohej nga gjyqtarja Emirjana Dimo e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë për “Arrest me burg”. E njëjta masë është dhënë në mungesë edhe për Julo Rrokak të përfshirë në këtë ngjarje, i cili vazhdon ende të jetë në kërkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *