• |
ide | kryesore

Thirrjet në kombëtare te Italia bëhen qesharake, vetëofrohet edhe Juan Jesus: “Në këtë pikë vij edhe unë”

-Instant, Sport
Juan Jesus



Nga Brazili, Argjentina e Bregu i Fildishtë të gjithë që luajnë për Italinë. Thirrja e fundit e Mateo Retegui me të kaltrit vazhdon të shkaktojë diskutime. Të shumtë janë ata që kanë ngritur dyshime për mundësinë e thirrjes së lojtarëve që nuk janë italianë nga lindja në dëm të atyre që kanë lindur dhe janë rritur në Itali. Situata është bërë qesharake dhe mbrojtësi i Napolit, Juan Jesus, gjysmë me shaka u vetëofrua përmes rrjeteve sociale si një ‘italian’ i ri i mundshëm i kombëtares së Roberto Mancini.

Debati që lindi pas thirrjes së argjentinasit Mateo Retegui me kombëtaren italiane vazhdon të bujë. Shumë e kanë kritikuar trajnerin Roberto Mancini që ka zgjedhur të fokusohet te sulmuesi i Tigre, duke shpërfillur produktet e futbollit italian. Kjo nuk e ndaloi teknikun të shkojë drejt në rrugën e tij. Madje Mancini ka njoftuar tashmë se është gati të thërrasë të tjerë përforcime. Një deklaratë që tërhoqi vëmendjen e mbrojtësit të Napolit, Juan Jesus, i cili ka nisur kandidaturën e tij përmes një komenti në Instagram.

BRAZILIANI CITON EDHE HIMNIN ITALIAN

Mbrojtësi brazilian i napolitanëve ka vendosur të kalojë valën e polemikave dhe me ironi, në rrjetet sociale, e ka bërë të qartë se është gati për një thirrje të mundshme nga trajneri Mancini: “Në këtë pikë po vij edhe unë, duke qenë se e marr nënshtetësinë për kohën që kam jetuar në Itali”, ka shkruar ai. Më pas Juan Jesus përmendi edhe vargjet e para të Himnit të Mameli: “Fratelli d’Italia, l’Italia s’è desta…”, duke i shtuar një zemër blu në fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *