• |
ide | kryesore

Video/ Sherri surreal mes teknikut Andersson e opinionistit në fushë: “Unë përfaqësoj Suedinë, po ti?”

-Instant, Sport, Video
Andersson



Fitorja bindëse 5-0 ndaj Azerbajxhanit duhet të kishte rikthyer qetësinë në Suedi. Nordikët i nisën me një disfatë të rëndë ndaj Belgjikës kualifikueset për Euro 2024. Megjithatë, sherri i pabesueshëm mes trajnerit suedez Janne Andersson dhe një prej opinionistëve të pranishëm në anë të fushës pas ndeshjes tregon se nervozizmi sundon ende…

Trajneri suedez Janne Andersson ndoshta priste vetëm komplimente pas fitores së madhe të skuadrës së tij kundër Azerbajxhanit. Në vend të kësaj Bojan Djordjic, ish-futbollisti suedez me origjinë serbe, i cili ka luajtur te Manchester United, ka kërkuar sqarim për minutazhin e pakët që iu dha mbrojtësit të Az Alkmaar Jesper Karlsson. Në dy ndeshjet e fundit të kombëtares skandinave lojtari ka grumbulluar vetëm 8 minuta. Një pyetje legjitime, në dukje, por që shkaktoi një reagim aspak të moderuar të trajnerit.

DEBATI I PABESUESHËM

“Mund të diskutojmë zgjedhjet e lojtarëve gjatë gjithë natës, më fal. Kush nuk duhet të luante? A duhet të zgjedh njëmbëdhjetëshen më të mirë dhe jo kush nuk do të luajë? Më fal, por mund të bësh pikërisht atë që dëshiron nëse je trajneri i ekipit kombëtar. Unë përfaqësoj kombëtaren, kë përfaqëson ti?”, filloi Andersson, i acaruar. Në atë moment, ideja se trajneri donte ta përçmonte atë për origjinën e tij serbe kaloi në mendjen e Djordjic: “Unë padyshim përfaqësoj Suedinë, pse nuk është kështu? Çfarë lloj pyetje është kjo atëherë? Ke ndërmend të thuash gjë tjetër“, inistoi ish-lojtari, duke e kanalizuar debatin në pista mjaft të rrezikshme.

Që nga ai moment diskutimi degjeneroi, me Djordjic që akuzoi trajnerin suedez se ishte shumë agresiv. Ai iu drejtua me ton edhe për faktin se e akuzoi se përfaqëson një vend tjetër: “Nuk do ta harroj këtë përgjigje, është e shëmtuar. Është një nivel shumë i ulët që një trajner i kombëtares të thotë atë që sapo ke thënë”. Më pas prezantuesja u përpoq të qetësonte tonet, por me rezultate të dobëta. E në fund Andersson u largua duke ndërprerë befas intervistën. Jo keq për suedezët që zakonisht janë të ftohtë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *