• |
ide | kryesore

Artet marciale e Wrestling bëhen një kompani: UFC blen WWE të McMahon dhe kuotohet në bursë

-Instant, Sport
McMahon



Njoftimi erdhi pas shfaqjes më të pritur të vitit, edicionit të 39 të WrestleMania. Epoka e re e WWE dhe argëtimit sportiv ka filluar zyrtarisht. Vince McMahon ka rënë dakord të bashkohet me pronarin e UFC-së, Endeavour Group për të formuar një kompani të re të tregtuar në bursë. Emri i kompanisë do të publikohet në një datë të mëvonshme. Endeavor do të ketë 51%, aksionerët tashmë të pranishëm në WWE do të kenë 49%. Në marrëveshje thuhet se vlerësimet që i atribuohen dy kompanive janë përkatësisht 12.1 dhe 9.3 miliardë dollarë.

Që WWE ishte në shitje, dihej tashmë prej disa muajsh, kur Vince McMahon u kthye në drejtimin e kompanisë në janar. Ai ishte tërhequr nga skena korrikun e kaluar pas një sërë skandalesh ekonomike dhe seksuale. Në të vërtetë, ishte e qartë se presidenca e re e McMahon ishte e lidhur drejtpërdrejt me vlerësimin e blerësve të mundshëm dhe operacionet e mëvonshme të shitjes. Ai nuk kishte ndonjë ndikim në proceset e brendshme të vendimmarrjes. McMahon do të mbajë këtë rol institucional dhe jo kreativ edhe në kompaninë e re. Ndërsa të njëjtin pozicion në kompani do ta mbajë edhe Ari Emanuel, CEO i Endeavor.

Lexo më tej: Video/ Grushta në seri, Spears fluturon nga ringu: Tyson kthehet në Wrestling në ndihmë të ish-rivalit Jericho

Dana White, presidenti i UFC dhe Nick Khan, CEO i WWE, që do të mbikëqyrë çështjet e ërestling, gjithashtu mbeten në rolet e tyre. Bordi i drejtorëve do të përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, gjashtë të emëruar nga Endeavor dhe pesë nga WWE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *