• |
ide | kryesore

Të dy me podcast/ A do ketë një përballje Rama – Berisha në Youtube

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
podcast



“Mirëmëngjes dhe me disa fjalë për Podkastin tim, “FLASIM”, që së shpejti do të hapë siparin për të ftuarit, ju uroj një javë të mbarë”. Kështu e nisi ditën e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama duke njoftuar se së shpejti do të ketë edhe një emision online (podcast). Madje Rama ftoi kundërshtarët e tij politikë të flasin dhe të ballafaqojnë idetë në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Flasim është një eksperiencë re, për mua dhe ju. Flasim është podcasti im i menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje. Por edhe protagonistë të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike, madje edhe kundërshtarë pse jo, nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira! Flasim” – thotë Rama në një video të shkurtër.

Menjëherë e pranoi sfidën Sali Berisha. Madje ai thotë se ka qenë i pari që ka pasur idenë e një podcast në youtube. Berisha i ka bërë ftesë Edi Ramës për debat në podcastin e tij apo të Kryeministrit.

“Mora vesh se edhe Edi Rama do ketë podcast. Si gjithmonë disa hapa pas meje, por ju e dini se unë kam një pasion të veçantë për teknologjinë dhe risitë e saj. Kam menduar që komunikimi me ju në podcast të përqendrohet kryesisht në çështje jo politike, në Sali Berishen qe ju nuk e keni njohur dhe këtë e provon edhe ky episod i parë, i regjistruar në dhjetorin e kaluar.

Meqë Rama paska thënë se është gati që të debatojë edhe me kundërshtarin politik, një ftesë që unë ja kam bërë prej kohësh në studiot televizive, ia përsëris tani publikisht, që ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin. Mendoj se politikanët duhet të ballafaqojnë pikëpamjet e tyre. Uroj të gjejë kurajo dhe të pranojë ftesën time”, – shkruan Berisha. ©LAPSI.al



8 Comments

    1. E ke gabim, populli pranon te tall veten. Edhe Mali i Zi zgjodhi nje president te ri pas 30 viteve te Gjykanovicit.
      Nese Edi Rama ka 25 vite qe eshte ne krye, minister, kryetar bashkie, kryetar i PS dhe se fundi prej 10 vitesh KM dhe njerzit perseri e votojne pse mos te doje te rrije akoma, biles edhe t’i fyej inteligjencen (nese e kane) popullit duke u bere 1 km/€24 milion rruge ne mes te sheshit apo t’u vjedh gjysme miliardi euro per inceneratore kur inceneratore nuk ka.
      Pak a shume edhe e njejta situate edhe me te tjeret.

    1. Hahaha cun Tirone, po pak bythqir😊. Po te dali ne debat me Berishen nese ka bythe, por do cfazohet me qetesine dhe argumentin e Berishes dhe do filloj te kruaj tullen e te sperdridhet ne karrike sikur ka majasell nga sikleti. Berisha e mban ne maje ta karit skizofrenin Paulin Rama megjithese eshte dyfishi i moshes se tij qoft ne intelekt, ne formim , qoft debat.

  1. Kjo bushtra e kristaqo koleles do podcast si te gadafit
    Por pake me te ngadalte.
    Qe ti dali kerma karma ne maksimumin e dhimbjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *