• |
ide | kryesore

Meghan Markle, në betejë ligjore me motrën e saj

Paparazzi, Slider



Pasi fitoi me sukses gjyqin e ngritur nga gjysëm motra e saj, Samantha Markle, Meghan ajo po dërgohet sërish në gjykatë.

Samantha ngriti një padi fillestare për shpifje të dyshuar pas intervistës famëkeqe të Meghan Markle me Oprah Winfrey në vitin 2021. Të enjten çështja u hodh poshtë nga një gjykatë e qarkut në SHBA, duke sugjeruar se Meghan e kishte fituar çështjen, por tani ka një kundërpadi të paraqitur nga Samantha.

Sipas Radar Online, Samantha ka kërkuar dëmshpërblim nga gjysmë motra e saj për ato që ajo pretendoi se ishin ‘deklarata të rreme dhe keqdashëse’ të bëra nga Meghan gjatë intervistës së saj me Oprah. “Ne presim të paraqesim një argument edhe më të fortë për shpifjet dhe humbjet që klienti ynë është dashur të durojë”, tha avokati për The Telegraph. “Amendamenti i ardhshëm do të adresojë disa çështje ligjore që kanë të bëjnë me pretendimet tona për shpifje pasi lidhet në mënyrë specifike me intervistën e Oprah në CBS.”

Sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ekziston një periudhë 14-ditore ku dikush që ka paraqitur një padi lejohet të bëjë ndryshime në çështjen e tij fillestare. Nëse këto ndryshime janë mjaft të forta, ose gjenden prova të reja, atëherë një gjyqtar i dytë do të lejohet të marrë përsipër çështjen, me një regjistrim të ri./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *