• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool rikuperon dy gola e ndalon Arsenal: Salah shënon e humb penallti, Arteta +6 nga City

-Instant, Sport, Video
Salah



Arsenali ndalon dhe, në javën e 30 të Premier League, barazon me Liverpool 2-2. Në Anfield, Klopp rikuperoi dy gola ndaj homologut Arteta, pas avantazhit të dyfishtë nga Martinelli dhe Gabriel Jesus. Salah fillimisht shkurtoi diferencën e më pas humbi një penallti. U kujdes Firmino tre minuta nga fundi, që të ndalonte vrapimin e Gunners drejt titullit. Arsenal tani është gjashtë pikë përpara City, që ka edhe një ndeshje për të luajtur. Në ndeshjen tjetër, Crystal Palace dominon 5-1 në Leeds.

Barazim e spektakël mes Liverpool dhe Arsenal. Përfundoi 2-2 në Anfield, ku u deshën vetëm tetë minuta që Gunners të zhbllokonin ndeshjen. Martinelli kaloi Arsenal në avantazh, duke ndezur edhe reagimin e Reds. Skuadra e Klopp iu afrua barazimit me Robertson, por pësoi dyfishimin. Në minutën e 28′ krosim perfekt për Gabriel Jesus nuk u gabua nga braziliani. Me kokë Jesus shënoi golin e tetë në kampionat. Në fund të pjesës së parë, Liverpool u zgjohet, fillimisht shkon pranë golit me Salah dhe më pas shkurtoi diferencën po me egjiptianin. Në minutën e 42′ Salah shënoi për herë të 24 këtë sezon.

Lexo më tej: Kthehet nga dëmtimi, shënon e thyer rekord të ri: Haaland 200 gola në karrierë, kalon edhe Messi e CR7

Në pjesën e dytë ishtë një lojë krejtësisht ndryshe. Vendasit vazhdonin të shtynin dhe në minutën e 52′ kishin mundësinë e artë të barazonin. Hyrja e vrullshme e Holding mbi Jota shkaktoi penallti, por Salah humbi goditjen e dytë nga pika e bardhë në katër ndeshjet e fundit. Ramsdale u detyrua të ndalojë Salah e më pas edhe Nunez, në sforcon e Reds për të barazuar. Portieri i Gunners nuk mundi të bënte asgjë në goditjen me kokë të Firmino, që në minutën e 87′ riktheu ekuilibrin. Përfundoi 2-2, Arsenal ngjitet në 73 pikë, duke ruajtur epërsinë prej gjashtë pikësh ndaj Manchester City. Guardiola, megjithatë, ka një ndeshje për të rikuperuar dhe mundësinë për të përgjysmuar disavantazhin.



1 Comment

  1. “rikuperon’
    1) nuk eshte shqip
    2) as ne italisht(nga ku e keni huazuar) nuk eshte e sakte
    Mos punesoni injorante se do i kepni pamje i jorante edhe portalit …….ne fakt eshte shume vone ……si sju ha mortja bashke me meron ,syrin bolinon e leshit dhe “gjigandin” qim peka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *