• |
ide | kryesore

Video/ Si Ancelotti pas triumfit në Camp Nou, Setien e tall pasi e mundi në Bernabeu: “Nesër ditë e lirë”

-Instant, Sport, Video
Setien



Karma vjen herët a vonë, edhe pse ndonjëherë andej nga nuk e pret.
Video e teknikut Carlo Ancelotti, i cili pasi mundi Barcelonën 4-0 në Camp Nou, e çoi peshën dhomën e zhveshjes së Real Madrid u bë ikonike. Tekniku italian i dha skuadrës, në ato imazhe, një ditë pushimi. Por e gjithë videoja ditët e fundit ka qarkulluar fuqishëm në internet dhe me sa duket edhe trajneri i Villarreal, ish-blaugranasi Quique Setien, e kishte parë. E hakmarrja u shërbye menjëherë, pasi Villareal fitoi 3-2 në Bernabeu.

Lexo më tej: Video/ “Ju kam gënjyer”. Fjalimi i Ancelotti pas Barça-Real 0-4: një oshëtimë shkundi dhomat e zhveshjes

Një rezultat me të cilin Villarreal i dha fund ëndrrave të rikthimit të Blancos në kampionat. E duke parë edhe të shkuarën katalanase, tekniku nuk ka ngurruar të tallet me kolegun e tij merengues, me një video ku gjithashtu i premtoi skuadrës një ditë pa stërvitje. Videoja e ngacmimit në rrjetet sociale të Setien tashmë është bërë virale. Ajo është vlerësuar shumë, jo vetëm nga tifozët e tij, por edhe nga ata të Barçës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *