• |
ide | kryesore

Nuk është mëkat të votosh për të “baraslarguarin” Arlind Qori

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Pak ditë më parë në hapsirën publike nisi një debat, i provokuar nga ideja e Fatos Lubonjës se ata që ai i quante si “të baraslarguar”, nuk bëjnë gjë tjetër veçse përligjin regjimin e Ramës. Teza kryesore e shkrimit të tij qe se, secili që mban një distancë higjenike si nga pushteti po ashtu edhe nga opozita, vetëm i shërben grushtit të shtetit nga lart, që kjo mazhorancë po vë në jetë që prej viteve 2015- 2017. 

Lexo më tej shkrimin e plotë të Lubonjes:

Të baraslarguarit që legjitimojnë regjimin e Ramës

Rrahja e ideve u bë edhe më interesante kur në lojë u futën edhe dy aktorë të rij, që e akuzuan intelektualin se po bënte thirrje për t’iu bashkëngjitur pa kushte Berishës dhe Metës, duke mos pranuar asgjë përtej kësaj klase të vjetër dhe të ezauruar politike. Në një replikë në Lapsi.al, Blendi Kajsiu, mbajti qëndrimin se pikërisht kjo thirrje që ai e lexonte si përkrahje për dy parti të stërprovuara, si PD e PL, të pa afta të bëjnë për vete më shumë se gjysmën e shqiptarëve, shndërrohej në pengesë për mundësinë e ndryshimit. 

Nga ana tjetër, në një debat në “Open”, nisur nga shprehja e Lubonjës se vota për “Nisma” është e çuar dëm, kreu i këtij formacioni që kandidon për këshillin bashkiak të Tiranës, Endri Shabani, e quajti absurde kërkesën për të mos përfaqësuar në institucione ata që nuk e duan Ramën, por janë të lodhur nga Saliu e Iliri.

Replikë me Lubonjën: Mbi rrëzimin dhe legjitimin e “regjimit” Rama

Vetë personalisht, jam shumë më pranë pjesës më të madhe të idesë së Lubonjës. Kjo për disa arsye. Ai ka të drejtë kur thotë se Rama ka asgjesuar pluralizmin dhe ka bërë të pamundur rotacionin. Ai qëllon në shenjë kur thekson se duke kapur mediat, nënshtruar drejtësinë dhe në aleancë të fortë me krimin dhe oligarkët, autokrati shqiptar, nuk ka vrarë vetëm mundësinë e ndryshimit të pushtetit me votë, por edhe shpresën e ngritjes së opozitave të reja. Në një sistem ku të gjitha partitë e krijuara rishtas marrin më pak vota se sa individë si Tom Doshi apo Aqif Rakipi, duhet pranuar se ka një anomali demokratike. Në një mjedis ku edhe lëvizje të bukura qytetare, si psh ajo për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar blehen apo shantazhohen duke shkuar drejt mpakjes, faji nuk mund t’i lihet dyshes Berisha- Meta, por regjimit që masakron çdo alternativë edhe përtej atyre. 

Pra edhe sikur të imagjinonim një krijesë ideale, të pastër moralisht, të qartë ideologjikisht dhe të vendosur politikisht, ajo do e kishte pothuajse të pamundur të bëhej konkuruese në kushtet e një shteti të kapur. Pa rinisur lojën demokratike, çdo përpjekje do të ishte e kotë.  

Në këtë kompozim, zgjedhja që bën Lubonja për t’u kthyer tek tre bandat që ruajnë dhe kontrollojnë njëra- tjetrën, është një e keqe më e vogël sesa nënshtrimi i të tërëve nga banda më e fortë, ajo e rilindjes. Dhe këtu duket sikur ai ka tërësisht të drejtë.

Polemika/ Kush ka të drejtë për regjimin, Lubonja apo Kajsiu? 

Por duke bërë këtë pohim, dikush mund të pyesë: Si mundet që t’i mbështet tezën e Lubonjës, ndërkohë që ke shpallur publikisht votën për një “të baraslarguar”, si Arlind Qori, në Tiranë? A nuk ka këtu një paradoks të pakëpërcyeshëm? A nuk është vota për të rinjtë e majtë të lëvizjez “Bashkë” një votë e çuar dëm?

Po e filloj nga kjo e fundit.

Kur vendosa të votoj për Arlindin dhe atë grup të rinjsh të majtë që e mbështesin, u nisa nga një fakt i thjeshtë. Ata m’u dukën të vetmit aktorë origjinalë në këtë garë, që përpos denoncimit të shkatërrimit të Tiranës kanë guximin, që u mungon partive të vjetra, të tregojnë me gisht edhe oligarkët që janë bërë pjesë e kësaj të keqeje. Duke ndjekur videot (që meqë ra fjala nuk i jep asnjë ekran i madh televiziv) e kandidatit për Tiranën, që denoncon kullat që kanë ngrënë sipërfaqet e gjelbërta tek liqeni, Ramën dhe Veliajn që i kanë firmosur, por edhe ndërtuesit që kanë bashkëpunuar me ta, u binda se kjo lloj fushate është një vlerë e shtuar në debatin për qytetin. Ai i jep moral betejës politike dhe vendos një standart të pa tentuar deri më sot, as nga opozita zyrtare.   

Po nëse Arlind Qori bëka fushatë kaq ndershmërisht dhe dika të vendoska gishtin mbi plagë, pse qenkësh i përjashtuar nga hipoteza e fitores- mund të pyesë dikush? Përgjigja gjendet më lart, tek argumentat që jep Lubonja për vrasjen e garës, pamundësinë e konkurimit dhe mpakjen e vlerës së votimit.  

Atëherë, në këtë rast, a nuk është e kotë ta harxhosh votën për lëvizjen Bashkë? 

Natyrisht që jo. Dhe këtu është ajo pjesë e vogël ku unë ndahem me Fatos Lubonjën. Ai ka të drejtë kur bën thirrje për bashkim kundër një regjimi anti demokratik. Askush nuk duhet të ketë asnjë kompleks të rreshtohet qoftë edhe me Berishën e Metën, kur fjala është për denoncimin e koncesioneve, vjedhjes me inceneratorët, degjenerimit të SPAK-ut, kapjes së drejtësisë, tregimit me gisht të patronazhistëve dhe hajdutëve të votës. Ky front duhet të jetë unik për të kërkuar ringjalljen e demokracisë dhe shtetit ligjor, që i shërbën të gjithëve. Por ai ka vlerë vetëm në periudhën midis dy palë zgjedhjeve, sepse, kur prezantohet përpara njerëzve, çdo formacion duhet të shpalosë fytyrën dhe bindet e tij.

Çfarë synon “Bashkë”, partia më e re e Arlind Qorit

Pra ne mund t’i kërkojmë lëvizjes Bashkë dhe Arlind Qorit të rreshtohet me këdo kundër monizmit shtetëror, por nuk mund t’i privojmë ata nga drejta e denoncimit real të sistemit oligarkik, gjë që nuk e bën askush tjetër përveç tyre. Nëse zëri i tyre do mbytej brenda kufizimeve të opozitës tradicionale, fushata do të ishte edhe më fake edhe më e shpifur sesa po zhvillohet realisht. Nga ana tjetër, standarti që ata po rreken të ngrenë, i vë edhe PD e PL përballë një presioni më të madh publik, në betejën e tyre kundër Ramës. 

Pra është e drejtë të jesh kundër të baraslarguarve në jetën e përditshme, por jo me çmimin e sakrifikimit elektoral të të gjithë atyre që ndihen të ndryshëm nga tre partitë e mëdha. Për këtë mendoj se nuk ka asnjë kontradiktë që edhe të përkrahësh thelbin e tezës së Lubonjës edhe të jesh një votues i Arlind Qorit.  

©Lapsi.al



25 Comments

    1. -jam komplet dakord me A Qorin por kesaj here , esht vot(pakic) e pallogaritshme ne qellimin e permbysjes se PS. Ndoshta next time.Ai flet kundra sepse nuk shihet si rrezik( otherwise Rileshasit do ishin mundu ta sabotonin). Jam dokord me Lubonjen.

      1. Nje rrumpalle politike sjell nje rrumpalle morale.
        Qorri apo Dikush tjeter jane koti.
        Bushat do te korresh grure kur Ara eshte me miser.
        Me ate qe Kane bere berisha dhe Meta vetem nje idiot voton per ta.

      2. Shpresoj që së paku Shkëlzeni t’u paguajë lekët e fushatës, pasi praktikisht ata nuk kanë më zë në një fushatë, ku Berisha del dy herë ditën nga 1 orë live në TV dhe ata postojnë në Facebook video të trukuara sikur gjoja bëjnë fushatë.

    2. Çfarë thotë Bushati, duke i ra nga Kina e kuqe, është që edhe këta pishtarët e demokracisë si Berisha me shokë, nuk jua mban suma të denoncojnë pushtetin e vërtetë pas karriges së Ramës, që janë miliarderët Shqiptarë. Po ti binte shkurt Bushati, siç e ka zakon për ata që nuk i pëlqejnë, do thonte – ‘janë njëlloj si PS si PD si Partia e Lekut’.

      Gjithsesi, pas gjithë luftës që medemek ka bërë, po ju thotë edhe demokratëve – ‘haha, ikni pirdhuni dhe ju’.

    3. Rezerva e vetme qe kam per Bushatin, gjithe duke e vlerezuar per ndershmerine e tij profesionale, eshte kjo puna e bindjeve te tij. Bindjet ideologjike jane nje fenomen i kaluar kohe per nje intelektual; ato jane nje fenomen i shekullit te kaluar, kur nje intelektual konsiderohej i tille, edhe per bindjet e tij. Bindjet politike e kufizojne mendjen intelektuale; e detyrojne ate qe cdo qendrim ndaj fenomeneve te reja sociale-politike-ekonomike, ta pershtase sipas bindjeve qe ka. Per nje gazetar ,bindjet, jane akoma edhe me problematike. Arlind Qori nuk eshte thjesht i majte; ai eshte ekstremist i majte; adhurues i shpalllur i spree-killerit Che Guevara, qe pat vrare me duart e tij me qindra “reaksionare”, biznesmene e tregetare, vetem pse kete e konsideronte te domosdoshme ideologjikisht. Per mua, integriteti i zotit Qori dhe gjithe anetareve te OP-se se tij, eshte zeruar kur pashe listpagesen, me emer dhe mbiemer te tyre, te paguar per nje pune… veprimtarie politike…!!! Burimi i dyshimte i ketyre pagesave eshte tejet diskretitues. Por me diskretitues eshte fakti qe po e shtrojme ne formen e nje pyetjeje: si mund te paguhet (me financim nga jashte) nje levizje politike, qe vetemburret si gjenuine dhe e ndershme, per te rregulluar punet e brendshme te nje vendi?!!
      Ne e patem nje shembull te tille me Mjaftin e Veliajt me shoke …. te rinj dhe te reja plot vrull dhe energji, te ndershem shume na dukeshin, te majte edhe keta, madje edhe Cheguevariste, porqe sulmon aq shume nje qeveri te majte, socialisten e Nanos! Dhe, ja ku jemi: te gjithe keta mashtrues sot jane nder me te korruptuarit dhe te neveritshmit e politikes.
      Jo, po mund te thuhet se Arlindi nuk eshte Erioni; se Arlindi eshte i ndershem… keshtu thuhet gjithmone!

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Bushat, lexoje me vëmendje këtë koment!

    4. Rezerva e vetme qe kam per Bushatin, gjithe duke e vlerezuar per ndershmerine e tij profesionale, eshte kjo puna e bindjeve te tij. Bindjet ideologjike jane nje fenomen i kaluar kohe per nje intelektual; ato jane nje fenomen i shekullit te kaluar, kur nje intelektual konsiderohej i tille, edhe per bindjet e tij. Bindjet politike e kufizojne mendjen intelektuale; e detyrojne ate qe cdo qendrim ndaj fenomeneve te reja sociale-politike-ekonomike, ta pershtase sipas bindjeve qe ka. Per nje gazetar ,bindjet, jane akoma edhe me problematike. Arlind Qori nuk eshte thjesht i majte; ai eshte ekstremist i majte; adhurues i shpalllur i spree-killerit Che Guevara, qe pat vrare me duart e tij me qindra “reaksionare”, biznesmene e tregetare, vetem pse kete e konsideronte te domosdoshme ideologjikisht. Per mua, integriteti i zotit Qori dhe gjithe anetareve te OP-se se tij, eshte zeruar kur pashe listpagesen, me emer dhe mbiemer te tyre, te paguar per nje pune… veprimtarie politike…!!! Burimi i dyshimte i ketyre pagesave eshte tejet diskretitues. Por me diskretitues eshte fakti qe po e shtrojme ne formen e nje pyetjeje: si mund te paguhet (me financim nga jashte) nje levizje politike, qe vetemburret si gjenuine dhe e ndershme, per te rregulluar punet e brendshme te nje vendi?!!
      Ne e patem nje shembull te tille me Mjaftin e Veliajt me shoke …. te rinj dhe te reja plot vrull dhe energji, te ndershem shume na dukeshin, te majte edhe keta, madje edhe Cheguevariste, porqe sulmon aq shume nje qeveri te majte, socialisten e Nanos! Dhe, ja ku jemi: te gjithe keta mashtrues sot jane nder me te korruptuarit dhe te neveritshmit e politikes.
      Jo, po mund te thuhet se Arlindi nuk eshte Erioni; se Arlindi eshte i ndershem… keshtu thuhet gjithmone!

    5. Futja e kandidateve te tjere, jane taktikat e Rames..Elektorati i pensionisteve ish komuniste dhe i paraziteve shteterore eshte i konsoliduar..te tjeret qe do votojne alternativat, mundohen ti shperndajne..Po i hodhem votat si me Bojaxhiun dhe Blushin (qe gjithe votat ja kaluan Rames) nisma thurje e budallalliqe te tjera, Rama(Veliaj) nuk bie..

  1. Bushat te ka rrahur ndonjehere Berisha po Meta te ka vjedhur ndopak.
    Prej ketyre te dyve ikin te gjithe.
    Ato teorite e Lubonjes jane teori kioske mbasi ka mare milonat nga Rama.
    Po presim Monen bashke me Veliajn te na tregojne se si ripet populli.

  2. Bushat te ka rrahur ndonjehere Berisha po Meta te ka vjedhur ndopak.
    Prej ketyre te dyve ikin te gjithe.
    Ato teorite e Lubonjes jane teori kioske mbasi ka mare milonat nga Rama.
    Po presim Monen bashke me Veliajn te na tregojne se si ripet populli.

  3. Qorri, Pernaska, Bejko e kusuri jane taktka elektorale e ndjekur ne zgjedhjet presidenciale ne Malin e Zi, ne menyre qe te parcelizohen votat.
    Edhe atje, ne raundin e pare kishte 7 kandidatet per Président dhe Gjukanovic doli i pari, por nuk siguron 50% + 1.

    Kandidatet e vertete jane Veliaj e Kellici dhe te tjeret po per doren per te siguruar fitoren e Veliajt.

  4. me drejte eshte vota per A Qorrin sesa per vezen lluk te saliut ose per lali plehun Po ta vesh re te dy palet e militanteve e shajne me te njejta argumente Qorrin E gjith lufta behet per keshillin bashkiak nese nuk fitohet keshilli vota per kryetar bashkie eshte nul se nuk merr vendime Dhe Qorri do jete faktor te siguroj Tirana e do

  5. Shpresoj që së paku Shkëlzeni t’u paguajë lekët e fushatës, pasi praktikisht ata nuk kanë më zë në një fushatë, ku Berisha del dy herë ditën nga 1 orë live në TV dhe ata postojnë në Facebook video të trukuara sikur gjoja bëjnë fushatë.

  6. Diferenca eshte se lubonja voton opoziten e bashkuar per te ndalur ramen nga qe demokracia ne shqiperi eshte ne rrezik kurse bushati voton arlindin per ti bere “presion” (per te mire) berishes dhe metes pasi demokracia eshte e konsoliduar. Deri me sot berisha akuzohet per autokrat i rrepte, kurse rama per autokrat i korruptuar qe korrupton.
    “Ka vetem nje mekat, nje te vetem, vjedhja, cdo mekat tjeter eshte vetem nje variant i vjedhjes. Kur vret nje njeri, i ke vjedhur jeten. Kur i thua nje genjeshter, i vjedh te drejten per te njohur te verteten. Nese tradhton, i vjedh te drejten per besnikeri.”
    Rama eshte kriminel, hajdut dhe mafioz.

  7. Berisha është në një pozitë që ndërkombëtarët nuk e honepsin fare, e kanë damkosur dhe ai e di që nuk vjen dot në pushtet vetëm me vullnetin e popullit. Duke llogaritur që as Haxhi Qamili nuk fitoi gjë sepse mjaftoi Esat Pasha që ta varte në mes të qytetit. Unë i uroj jetë të gjatë Berishës, nuk bëj krahasime.Nje cecen i vendos vetes llagap Lokomotive,ti dubet te jesh nje super bythqire qe cecenet e salihut kenaqen me ty

  8. Po pse Mondi i bilbilit në gojë a duhet lënë një zonjë e nderuar e politikës jashtë garës, kur ajo dëshiron të provojë veten e mbi të gjitha programin e saj për kryeqytetin?

    Po Marko Dajtin e komunistëve, ku e çon partia e konservatorëve? Apo shokët e dosjeve të Sigurimit i duam, se ata na e kanë futur bilbilin në gojë që në kohën e shokut Enver?

  9. NESE JENI TE KENAQUR ME MASKARALLEKUN E VARFERINE, BUJRUM VOTONI SEKTIN NE SE DONI NDRYSHIMIN KEPUTJANI KOKEN GJARPERINJVE ME VOTE. NJE POPULL ME HORIZONT E KERKESE LLOGARIE DUHEJ TA RREZONTE ME KOHE KETE RREGJIM HIBRID. SA DO QE ZHAPIKET RILINDAS HEDHIN VRERE E HELM MBI OPOZITEN REALE, PRAPE SE PRAPE ME MIRE E PERPARIM DO KETE. DOMOSDOSHMERISHT NUK MUND TE SHKOHET ME TUTJE ME NJI REGJIM MONIST. KJO DUHEJ TI KISH RENE NE SY E MENDJE EDHE ZOTRISE QE NA VJE NGA AMERIKA, E TE MOS NA JAPE LEKSIONE SE POPULLI ESHTEVETE I MENCUR, PRA LE TA ZGJEDHE OPSIONET I KA PERPARA NE DORE TE VET.

  10. NESE JENI TE KENAQUR ME MASKARALLEKUN E VARFERINE, BUJRUM VOTONeI SEKTIN NE SE DONI NDRYSHIMIN KEPUTJANI KOKEN GJARPERINJVE ME VOTE. NJE POPULL ME HORIZONT E KERKESE LLOGARIE DUHEJ TA RREZONTE ME KOHE KETE RREGJIM HIBRID. SA DO QE ZHAPIKET RILINDAS HEDHIN VRERE E HELM MBI OPOZITEN REALE, PRAPE SE PRAPE ME MIRE E PERPARIM DO KETE. DOMOSDOSHMERISHT NUK MUND TE SHKOHET ME TUTJE ME NJI REGJIM MONIST. KJO DUHEJ TI KISH RENE NE SY E MENDJE EDHE ZOTRISE QE NA VJE NGA AMERIKA, E TE MOS NA JAPE LEKSIONE SE POPULLI ESHTEVETE I MENCUR, PRA LE TA ZGJEDHE OPSIONET I KA PERPARA NE DORE TE VET.

  11. Kemi nevoje per oksigjen! Politika ka nevoje per moral! Klasa e vjeter nuk ka as moral e ndershmeri thjesht eshte e koroptuar dhe e paafte. Muti nuk lahet me mut por me uje te paster. Njerez refuzoni kete batak politik, votoni njerez qe ju bindin qe nuk jane as hajduta e as te paafte dhe qe do punojne per Ju!.

  12. “Teknologjia nuk përmban kurrfarë morali. Ajo shton mënyrat tona të të menduarit dhe bërjes së gjërave, por njerëzit e këqij e përdorin teknologjinë për qëllime të këqija, ndërsa njerëzit e mirë e përdorin atë për qëllime të mira”.O ceceni bythelepires Xixa i salihut,cfare mendon per kete komunistin Dajti qe e thirri salihu,per cfare e thirri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *