• |
ide | kryesore

Polemika/ Kush ka të drejtë për regjimin, Lubonja apo Kajsiu?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
kajsiu lubonja rama



Një debat idesh, nga ato me të cilët rrallë ndeshesh në hapsirën mediatike shqiptare, po zhvillohet rreth dy tezave: A duhet imagjinuar një front i përbashkët anti regjim, apo është mëkat të bësh kauzë të përbashkët me dyshen Berisha Meta?
Të parën e mbron intelektuali dhe publicisti Fatos Lubonja, të dytën studiuesi i angazhuar, Blendi Kajsiu.
Në mes të kësaj jave Lubonja botoi një artikull reference ku ai spjegonte se përse ka ndryshuar mendim nga një militant anti-sitem, në një kundërshtar të vendosur të regjimit Rama. Duke iu referuar kohës kur ai denonconte tre bandat (PS, PD, LSI) dhe përkrahte ata që ishin njëlloj kundër të trejave, ai argumenton se koha dhe rrethanat kanë ndryshuar dhe se kemi hyrë në një fazë, kur banda më e madhe, ajo e Ramës, po tenton ti eleminojë dy të tjerat, përmes shkallmimit të rregullave dhe lojës demokratike. “Situata e krijuar që kur ka nisur ky grusht gradual shteti nuk është më ajo e vitve 2015-2017, kur e mendonim rotacionin si diçka të garantuar dhe synonim që ky të sillte në pushtet forca të reja. Sot jemi në një regjim që po punon në mënyrë gjithnjë e më agresive për eliminimin e kundërshtarëve sa duke ndryshuar ligje aq dhe duke shkelur i pacënuar nga drejtësia që ka kapur ligjet që kanë mbetur ende pa ndryshuar. Prandaj të jesh antiregjim sot nuk është e njëjta gjë me të qënit antisistem dje” shkruan ai në artikullin e titulluar: “Të baraslarguarit që legjitimojnë regjimin e Ramës”.

Lexo më tej shkrimin e plotë të Lubonjes:

Të baraslarguarit që legjitimojnë regjimin e Ramës

Nisur nga shtjellimi i gjatë që i bën këtij argumenti, Lubonja mbërrin në përfundimin se kjo është arsyeja që nuk i jep më mbështetje atyre që i quan të ‘barazlarguar” edhe nga partia në pushtet edhe nga opozita.

Pikërisht ky qëndrim, për disa tejet radikal, e ka bërë Blendi Kajsiun ti kthehet me një replikë atij që e konsideron si intelektualin publik numër 1 të vendit, të cilit i çmon intelektin dhe karakterin. Në shkrimin “Mbi rrëzimin dhe legjitimin e “regjimit” Rama”, botuar në Lapsi.al, Kajsiu e akuzon Lubonjën se me qëndrimin e tij jo vetëm ka shkuar personalisht tek dyshja Berisha Rama, porse bën mëkatin e madh, që i konsideron të gjithë ata që nuk ndjekin këtë rrugë si vegla të pushtetit. “…rrëzimi i regjimit Rama, sipas Lubonjës, nënkupton dy hapa. Së pari, denoncimin e qeverisjes Rama si diktaturë e tipit putinist. Së dyti, rrjeshtimi përkrah opozitës reale të Sali Berishs dhe Ilir Metës kundër regjimit Rama. Kushdo që nuk mendon se jetojmë në diktaturë apo mendon se Berisha dhe Meta nuk përbëjnë alternativë qeverisëse janë shërbëtorë, me apo pa vetëdije, të regjimit”, shkruan Kajsiu. Dhe mbi këtë lexim që i bën tezës së Lubonjës, ai ngre kritikën se argumentat e këtij të fundit nuk qëndrojnë, as politikisht dhe as intelektualisht. “Politikisht argumenti qëndror i Lubonjës e riprodhon pafund regjimin Rama sepse eleminon rigjenerimin e një opozite që do mund ta përmbyste atë. Nga pikpamja intelektuale argumenti nuk ka bazë pasi thotë se regjimi i Ramës, që mbahet me gjysmë të vërteta, përmbyset vetëm me gjysmë të vërtetat e opozitës Berisha-Meta” shkruan Kajsiu.
Në një pikë të kritikës së Kajsiut duket sikur diçka çalon. Ai, për ti krijuar vetes avantazh në polemikë thotë me një të rënë të lapsit: “le ta pranojmë që Rama ka ngritur një regjim”. Në të vërtetë ai ka qëndrime publike se ky i rilindjes nuk është një sistem i ngjashëm me atë të Putinit, Erdoganit apo Orbanit, por shumë më i ‘butë’ se ato. Por fakti se në replikën me Lubonjën e anashkalon shpejt e shpejt këtë konstatim, i jep mundësinë që të hidhet tek denoncimi i dyshes Berisha-Meta si një obsion i pa shpresë. Pra ai anashkalon peshën e kritikës ndaj regjimit për të kapërcyer menjëherë tek kritika ndaj opozitës. Kjo opozitë që, si qëllim ka mbijetesën dhe jo fitoren e pushtetit “nuk ka, dhe nuk mund të ketë, një strategji afatgjatë për rrëzimin e regjimit Rama, sepse nuk ka të ardhme politike. Ndaj nuk është rastësi që aksioni i saj politik është gjithmonë urgjent dhe i përqendruar tek e tashmja dhe jo e ardhmja” shkruan ai.
Po mirë, kësaj opozite që ka mbi vete këto mëkate dhe ndoshta shumë më tepër se ato që i përmend Kajsiu, sado e keqe që të jetë, a i duhen shkelur të drejtat? Kur qenka kaq e dobët dhe e paaftë për të fituar përse Rama i vjedh vulën, përfaqësimin, fondet e fushatës, kohën mediatike? Pse ndryshon kushtetutën për ta mbajtur të përçarë? Pse përdor administratën për të blerë zgjedhjet? Pse i duhet të nxjerrë kryepolicin e Shqipërisë dhe më pas prokurorin e graduar në SPAK, që të gënjejnë publikisht se PS nuk po jepte para në zgjedhje në këmbim të rrëmbimit të kartave të identitetit?

Replikë me Lubonjën: Mbi rrëzimin dhe legjitimin e “regjimit” Rama

Pra, njëra hipotezë është se regjimi detyrohet të zhytet në krime pasi nuk është aq i sigurtë sa Kajsiu për dobsinë e opozitës. Ndërsa tjetra, më e rëndësishme, është se një intelektual i ndershëm apo mendimtar i lirë duhet të angazhohet edhe për mos shkeljen e të drejtave të atij për të cilin ai nuk ka as respekt, as pritshmëri, madje madje, edhe për ato të atij, ndaj bëmave dhe ideve të të cilit ka bërë betejë gjithë jetën.
Problemi qëndror në Shqipëri nuk është nëse kemi apo jo një opozitë të aftë për të përmbysur regjimin, por nëse duhet ta pranojmë persekutimin e një të tille, qoftë edhe nëse ajo qenkësh e keqe, apo e pamoralshme. Kajsiu e ngre arsyetimin e tij mbi premisën se një “opozite të rigjeneruar”, nuk i vidhen votat, nuk i ndryshohen dot regullat e lojës, nuk i mbyllet aksesi mediatik, nuk i kundërvihen policia e regjimit dhe drejtësia. Por realiteti ka treguar të kundërtën ndaj atyre thërmijëzave opozitare që nuk i volisin regjimit. Dhe këtu Lubonja duket sikur ka të drejtë mbi Kajsiun kur ai e vë theksin tek të qenit jo antisistem, por anti regjim, sepse kur të gjitha valvulat e demokratike mbyllen, kjo nuk është e vlefshme vetëm kundër Berishës dhe Metës, por edhe kundër Endri Shbanit, Arlind Qorit, protestuesve te teatri, atyre për mbrojtjen e pronës, apo kundër shtrenjtimit të jetës. Pra edhe një opozitë e rigjeneruar do jetë e dënuar të dështojë aty ku ka mungesë lirie.

Andi Bushati: Një replikë me Blendi Kajsiun për regjimin e Ramës

Por, nëse Lubonja është më bindës në pretendimin se pa një përbashkim kundër të keqes nuk do të mund të lindë asgjë e re, ai duket se shkon në ekstrem kur pretendon se ata që nuk tubohen të gjithë në të njëjtin front i shërbejnë autokratit. “…të barazlarguarit po punojnë për shkatërrimin e çdo bashkimi nëpërmjet ç’orientimit, ndarjes, përçarjes të njerëzve në sa më shumë pjesë. E gjitha kjo shkon në favor të parimit përça dhe sundo që përdor Rama” shkruan ai. Po a ka kuptim, a mund të pretendohet që pavarësisht nga bindjet, idetë, qëndrimet e mëparshme, të gjithë të futen në të njëjtën çadër me Berishën dhe Metën, në një kohë që kuptohet se nën hijen e tyre çdo lloj opozitari do e kishte të vështirë të krijonte identitetin e tij? Kjo dilemë e ka shtyrë Blendi Kajsiun të mbërrijë në një përfundim që Lubonja nuk e ka thënë fjalë për fjalë, pra në atë se ky i fundit i bën të gjithëve thirrje të mblidhen përreth Saliut dhe Ilirit, ose përndryshe janë të shitur. Ashpërsia e Lubonjës ndaj çdo zëri të ndryshëm i jep të drejtë premisës që ngre Kajsiu.
Ndonëse zgjidhja mund të qe edhe diku midis. Pra që të gjithë të krijonin një bllok, për denoncimin e regjimit duke ruajtur gjithashtu lirinë e domosdoshme për të mbrojtur, veç e veç, identitetet e tyre të ndryshme, kur vjen puna se si luftohet apo krijohet alternativa ndaj tij.

©Lapsi.al



60 Comments

  1. Jo ore ti leme te na.hane e te na mbarojne keta komunistet qe duan miljona per nje vend pune, qe edhe OJF i kane nen kontroll!
    Zoti befte mbrekulli dhe fara komuniste u shperndafte ne ere e mos u mbledhshin kurre 2 bashke!

    1. Regjimi i Rames eshte i njejte me ate te Putinit.
      Ja sapo meret vesh lajmi se gazetaret Bushati, i Shkalluari dhe analisti Lubonja, jane zhdukur.
      Jane hedhur ne ndonje lume, a det, a pallati ku jetojne, kjo duhet pare.
      Keshtu vepron Putini ndaj gazetareve qe e kritikojne, jo kaq sa Bushati, Lubonja apo Shkualluari, por shume here me pak se kaq

      1. O kar muti, a të dalin paratë në fund të muajit apo shtrëngohesh të dalësh me kursime.

        Kështu ka qenë vetëm në fund të viteve 90, ku pagat ishin kaq pa vlerë sa sot,

        Ai halabaku langaraq nuk është tip i putinit, ëahtë më keq është karikatura e tij prandajlidhet me kriminelët.

        1. Atij qe ka bere artikullin me ose pa dashje i ka shpetuar nje detaj jo kaq i parendesishem ne lidhje me qendrimet publike te Kajsiut! Ndonese kam lexuar plot shkrime te tij qe pas prillit 2021 ku goditet ne menyre sistematike opozita me dhe pa fakte, me dhe pa argumenta, nuk kam lexuar qofte dhe nje shkrim te vetem ku te goditet qeveria e Rames (perjashtuar mosngritja e komisionit McGonigal) pervecse si forme e terthorte per te relativizuar te keqen e pushtetit dhe per te na thene se opozita eshte me keq prandaj fajin e ka Saliu dhe jo Rama! Do ja jepja me kenaqesi Kajsiut benefitin e dyshimit se sulmi sistematik qe i ben opozites do ishte nje strategji per te fituar pike opozitarizmi qe do bente vete Kajsiu (qofte edhe si analist apo publicist) por dicka e tille nuk ekziston! Pra thene ndryshe e vetmja forme opozite qe ben Kajsiu eshte ajo ndaj opozites dhe ne mungese te nje alternative opozitare qe te justifikoje nje qendrim te tille nuk ngel tjeter vec te mendohet se uji qe con ne mullirin e Rames eshte i “porositur”. Ne esence te njejtin mendim me Kajsiun ndan dhe vete Rama sipas te cilit njerezit duhet te vazhdojne te mbyllin syte para korrupsionit dhe degjenerimit te qeverisjes ne pritje te nje opozite ideale.

      2. Pse mor me emër. krim-droge i Ramës , kush e zhduku të ndjerin Kastriot Myftaraj , apo u hodh vetë nga pallati ku banonte dhe gjeti vdekjen ? Ja paskeni vënë shënjestrën , pasi ju djeg shumë Shkullaku , Lubonja , Bushati . Shikoni ku do vini ndonjë 🔥 si me Lesin në 97 kur morrët pushtetin me gjak e me flak dhe sot kështu doni t’a mbani , Parimi i flamës komuniste .

    2. Po humbi fara e komunistave zhduket PD.
      Komunistet ne PD. SRB ( Sali Ram Berisha), dhe komunist dhe spiun i UDB,
      Tritan Shehu komunist dhe ka shembur i vetem pese kisha e xhamija.
      Edmond Spaho, komunist dhe sherbetor i regjimit te Enver Hoxhes.
      Fafri Balliu, komunist dhe gazetar i Zerit te Popullit.
      I biri Fafriut, Klevisi.
      Edi Paloqja, i biri i komunistit, sekretar i partise komuniste.
      Albana Vokshi, e bija e komunistit.
      Nul Moka, agjent i perpunuar i UDB-se. E ka te shkruar ne vetedeklarim.
      Pastaj Muslim Murrizi thote se jane dhe 13 spajune te tjere deputete te PD.
      Ndersa bij spiunesh mund te jene nja 15 te tjere.
      Doni me per spiunet e bijte e spiuneve?

      1. Ja dhe ky dalina qe la del bytheshkerdhyer e zagar i hajduteve.. Ose nul thua ti o kurva famine. qe po te mos kish qene Berisha qe i kish dhene fjalen ppshures, e ndonje shpullkar shpellkar i jugut ju kush qire motrat te gjitheve, por ou malsori e mbajti ngjalen qe kush dhe dhe rrca juaj e ndyre mbijetoi. Pra o hajdute mos shani Berishen se eshte i juai, ju shptoi, o muter@

    3. Nuk ka dyshim qe zoti Lubonja edhe njehere eshte ne pararoje te paralajmerimit se si e keqia mafioze Rama mund te mposhtet!

      Ndersa zoti Kajsiu, si nder kafekolltukofaget e njohur te rrethit te mediokrrit Spartak Ngjela, kritikon kedo “liberalist” sipas parimit rri ne vend e merr me mend! Pra duke pire kafe ke Taivani apo perreth, prona te miqeve oligarke dhe trafikante droge te Rames, apo vjele para duke punuar po per servilet e Rames. Shkurt, analizat e Kajsout jane tipike nje vrime ne uje nga nje atipik Pyke ne Diell!

      Verini veshin zotit Lubonja sa nuk eshte vone. Dhe ruajeni, mbrojeni nga mafia e kuqe enveriste e egersires neokomuniste Rama!

  2. Votuesit e PS dhe Rames jane mbeshtetes te aleances strategjike me SHBA .Ndersa rubla corba shikon nga putinianet .Analizat e analisteve te djathte kane rendesi per grupet qe po zihen me tyre shqupi,vula,alibasha etj etj .

    1. O rrotë kari ata janë neokomunistë antiamerikanë sepse i tillë është votuesi i majtë në Shqipëri

      1. Fol me kulture or 09.09 , t kift ariu I vuqidolit robt ,se e ke lider ish komunistin e varkes xhaxhit. Ik edhe ha bar masanej kur t maroj ariu pun.

    2. Votuesit e PS ish PP kanë qenë më antiamerikanët dhe kjo dihet plotësisht.Pe pro amerikanë kanë qenë dhe janë akoma ajo popullsi e persekutuar pjesë integrale e PD që kjo me sjelljen prej Enveriste do t’i japë bar te hanë!!

      1. Vetem prmbysje duhet; nuk ka rendesi se kush e ben Berisha apo Meta, te dy se bashku apo te gjithe forcat e tjera politike.E keqja duhet shkulur me çdo mjet. Poshte banda hajdute e tradhtare..Rrofshin shqiptaret e Shqiperia!

      2. Ku e ke pjesen persekutuar, o rraqe?
        Ne PD jane te gjithe komuniste e bij komunistesh, ose spiuna e bij spiunash.
        Vetem Alibeaj eshte i persekutuar por ate nuk e duan komunistet .

    3. A me shkaterrojne keta sufllaqet kur thone “Aleanca strategjike me ShBA”. Sa thelle po ja fusin e vazhdojne te ja fusin ketij pupulli kar me kete parrulle “aleanca strategjike” vetem nje sufllaqe nuk e kupton sepse per te jeta eshte: “Ha sufllaqe, thuaji Edi Rames “o gjigand” dhe shko e dhit ne hale”. Kjo eshte jeta e patronazhistit/aktivistit/komunistit te rilindur/robqirit lgbt.

    4. Votuesit e PS dhe krim-rilindjes , i ka pjerdhur Ram-çiçi në tru e në vesh e si bastard të tyre do të zvarriteni duke mos bërë prokopi kurrë sa të rroni e votoni këta bisha djaj morrkuqë që i kanë pirë e i pijnë gjakun këtij populli.

    1. Kjo kajsia, eshte nje i shtur llapaqen langaraq te banda hajdute! Asgje intelektuale ne trunin e tij perveç kurverise me fjalet qe huazon nga zoterit e tije! Paçavure!

  3. Asnje lloj “regjimi “nuk e justifikon rikthimin e Berishes dhe Metes ne pushtet,nuk ka me te keqe me te vogel por shkallmim te se keqes dhe ket mund ta beje vetem nje klase e re politike,p.sh. nje parti e re nen drejtimin e Adriatik Llalles!!!

  4. Opozitarizmi nuk ka nevojë të futet në çadra, ndonëse jemi shoqëri tribale.
    Në demokraci është e mjaftueshme liria në shprehjen e vullnetit të qytetarëve , zgjedhje të lira e të ndershme, të cilat garantojnë opozitë qytetare.

    Me gjithë histerine antikomuniste të atyre që nuk e jetuan atë kohë , si për ironi të 30 viteve të fundit, ku në zgjedhjet tona kanë futur duar e këmbë Lindja e Perëndimi , zgjedhjet më të lira e demokratike janë ato të vitit 1992, të cilat ndryshuan sistemin.

    Ndoshta ky fakt i mirënjohur më bën të kundërshtoj Kajsiun e Lubonjën dhe të pajtohem me “rrugën e mesme” të Bushatit.

    Kontrolli i rreptë i opozitës në organizimin dhe cilësinë e zgjedhjeve është rruga e ndryshimit të balancave politike në zgjedhjet e 14 majit.

    Zgjedhjet vendore nuk ndryshojnë sistemet dhe nuk kanë vend për premtime elektorale, si të ishin zgjedhje të përgjithshme , çka po shoh në disa nga premtimet e opozitës.

  5. KETO ZGJEDHJE EDHE POLITIKE JANE, SEPSE I LIHEN BANDES PUSHTET TE VJEDHE AKOMA ME MONIZMIN E SAJ NE61 BASHKI, AKOMA TE NA RRJEPIN. PASTAJ LE TE SHIHET NE VOTE REAGIMI POPULLOR NDAJ KETIJ SISTEMI RILINDAS MASHTRUES PER 1000000 VOTAT E VJEDHURA, APO DASHURIA POPULLORE QE KERKO ME DESHIRE TE VIDHET E TE RRIPET NGA BIJTE E ISHEVE, KODOSHET TRASHEGIMTARE, QE NA HIQEN ME PRO PERENDIMORE SE NGA ATA QE U PERMBYSEN. MASHTRUES E HIPOKRITE TE TILLE ZOR SE GJE NE POLITIKAT KOHORE. POR KETA TE PERKOHESHEM KONJIUKTURAL DO I DALE KALLAI MASKIMIT ME KONDRA BANDEN POLITIKE QE KANE BERE NE SHITBLERJEN ME PARATE E MAFIES SE KUQE. VETEM RRACA E TYRE E KANE PERVETESUAR, BIJTE E KURVIT.

  6. Qellimet e shkrimeve te Lubonjes dhe Kajsiut jane krejtesisht te ndryshme. Lubonja, i ndergjegjshem
    per pasojat qe sjell regjimi i Rames jo vetem per demokracine por per Shqiperine, na fon qe secili te
    ndergjegjesohet dhe te behet pjese e barrikades opozitare, sepse dallga e regjimit qe ka shembe te
    gjitha pengesat institucionale demokratike , nese shemb edhe te vetmen barrikade serioze atehere
    do te perbyste jo vetem opoziten por gjithe Shqiperine . Ngritja dhe forcimi i kesaj barrikade nga
    cdo loj faktori antiregjim jo vetem qe eshte domosdoshmeri por eshte ceshtje urgjente se koha
    nuk pret. Koha eshte tani, neser eshte vone.

    Po cfare predikon Kajsiu? Kajsiu thote se derisa te ngrihet nje barrikade engjejsh, apo nje barrikade
    mendimesh te holla intelektuale le te vazhdoje dallga e regjimit, te permbyse lirite dhe drejtat themelore
    te uzurpoje te ghitha institucionet demokratike, te varferoje deri ne ekstrem shqiptaret deri sa ata
    te braktisin vendin.

    Ne fakt qellimi i Kajsiut eshte tjeter. Duke polemizuar me Lubonjen (qe sipas Kajsiut eshte intelektuali
    numer nje ne intelekt dhe karakter) atehere i bie qe Kajsiu eshte intelektuali numer dy, dhe ja vlen
    qe intelektualizmi i tij te merret seriozisht dhe propoganda e tij e peshtire rilindase te merret si teze
    intelektuale e shtruar per debat.

    Duke kerkuar duel me Lubonjen ai kerkon te na papaqitet sikur po noton ne ujrat e pastra te
    medemek intelektualizmit ,ndersa ne fakt zhgerryhet ne keneten dhe llumin e propogandes rilindaze
    sebashku me bazet, minzhozet, sokolballet, bolinot, frrokecupetdritanhilet,lorencvangjelet.

  7. Nëse dikush me apendicit akut shtrohet në spital, nëse nuk duan ta vdesin, e operojnë edhe me bisturi të pasterilizuara.
    Berisha vërtet nuk është lule Manolie, që po i more erë vyshket, por është e vetmja pincë që mund të shkulë gozhdën e ndryshkur Rama nga trupi i kombit. Me këtë ritem emigrimi në 2050 në Shqipëri mbeten vetëm pensionistët dhe Kajsiu.
    Nëse është kaq i prerë, pse nuk merr të bëjë një parti ideale që të përmbysë rregjimin ?

  8. Meqe e kam per qef historine po ju refej se dhe gjermani e italia kishin krize ekonomike e pakenaqesi nga pushteti, ne vitet 1922-1935 te lodhur e te deshperuar popujt e ketyre vendeve i dhane mbeshtetje fashizmit e nazizmit qe pretendonin ti zgjidhnin hallet e popullit me radikalizimin e tyre, pastaj historine e ketyre dy shteteve e dini. Te heqesh te keqen duke u bashkuar me te ligun eshte vetvrasje.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O rrrotë kari që nuk e njeh historinë, në Itali pas mbarimit të luftës parë Botërore filluan të përdoreshin metodat bolshevike duke pushtuar pronat tokësore, fabrikat e uzinat sidomos në Milano, pikërisht frika nga bolshevikët italianë, bëri që e djathta të sponsorizojë të djathtë radikale, kështu nisi edhe në Gjermani ku komunistët e morën pushtetin në Bavari por i shtruan në hu.

      Kështu bënë edhe në Spanjë po franko ua shkërdheu klyshët komunistë

    2. Kjo ndodhi, kur u bashkuan gjithe qelbesirat ne 2013 dhe i hapem gropen vetes me sjelljen ne pushtet te Erdogan Ramazan Rames qe thote do iki nga pushteti kur te me doje kari jo njerezit.

  9. prej dekadash kanë denoncuar autoritarizmin e Berishës dhe korrupsionin e Metës. Idea se kritika ndaj qeverisjes Rama është legjitime vetëm nëse nuk kritikon Berishën apo Metën është absurde nga pikpamja intelektuale. Intelektuali e ka për detyrë të thotë të vërtetat e plota dhe jo gjysëm të vërtetat që mbajnë Berishën në opozitë dhe Ramën në pushtet. Si mund të rrëzosh një regjim si ky i Ramës me gjysëm të vërtetat politike që prodhon berishizmi?Ja lexoni komentin e Pinjollit te salihut neper portale Xixa intelektuali funksional i grupimit shpellkar te foltores qe shpetimin e sheh vetem te berishizmi dhe enverizmi

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O idiot nuk po diskutojmë për ide po për një realitet ku personazhe janë edvini në pushtet prej 10 vitesh, e që ka larguar me dhunë 30 përqind të popullsisë, dhe ata që kanë mbetur me vazhduar edvini do të lkargohen edhe 30 përqind e do të mbeteni ju idiotët, nqs personazhi tjetër Berisha e Meta nuk do tia shkërdhejnë robtë ty edvinit e të gjithë langaraqëve që mbajnë edvinin në pushtet.

    2. Legjitime është edhe kur Rama ha “fasule” dhe të pjerdh ty intelektualin e të vërtetës dhe kundërmimi është aq i ndyrë mbasi përzihet me gazrat e drogës dhe të krimit. Votoi përsëri intelektualët e diplomave të baballarëve krimkomunista dhe do t’ja ndjesh lezetin, se s’ke ndjerë gjë akoma !

  10. Regjimi i Rames eshte me i keqi nga te gjithe, per te vetmen arsye qe ne ato vende ka shtet, ndersa ketu nuk ekziston shteti. Dhe kjo eshte nje diference shume thelbesore, ne jemi si ne vitet e pas luftes kur komunistet filluan te zhduknin pa gjygj.

  11. Koha ne demokraci ka percaktuar qe media,gazetaria,analistet te rreshtohen ne opozite me pushtetin, me gjithe intelektualitetin qe zoterrojne,pa pasur frik nga cdo kercenim,apo dhe ofendimet qe ju bejne perversit e pushteteve.Kush e ka bere kete ka bere detyren qe demokracite jua kene dhene .Dhe kjo i jep pergjigje pyetjes kush ka te drejte kaisiu,Lubonja,Bushati.

  12. Mire e thua o Gimi “kane qene” se tani pasi pane qe ameriqenet po mbeshtesin e favorizojne me cdo forme, pa piken e turpit rikthimine komunizmit e te metodave te tyre represive e zhvatjen e prones dhe shkeljen e lirive te njeriut, askush nuk eshte me pro amerikan.
    Po kjo ska aspak rendesi, ne nuk po diskutojme per ata qe do drejtojne ameriken. Po flasim per ata qe do drejtojne Shqiperine tone.
    Kush eshte me pro shqiptar e kush eshte me anti shqiptar. Te qenit pro amerikan nuk do te thote aspak se je proshqiptar. Proamerikan ishte edhe Pinocet, Mobutu, Noriega etj.
    Unr kam rezervat e mija per opinionet e Lubonjes si intelektual, por ama Kajsiu a Pjeshka e Sortosit nuk mund te futet tek sera e intelektualeve. Kjo eshte fyerje per intelektin e lexuesve.

  13. I PA EMERI, OSE I POSHTERI BIRI KURVES PER TE KORRUPTUARNE EMBRION KENI SOIN W SOROLLOPIN TUAJ, QE NGA PUSHTETI I BABALLAREVE TE TU, E TI BIRE KURVI I PA IDENTITET, FAQEZI GJERIZI, ME SHPREHJET ANTI POPULLORE, FYESE NDAJ PARTISE DEMOKRATIKE, QE I QUAN SHPELLARE ETJ, ESHTE MESE E QARTE URREJTJA TUAJ KLASORE SHPIFESE E DENIGRUESE E GENIT TE QELBUR TE GJERIZIT TE RILINDJES QE JU NGRITI SI MORRAT E KUQ GJATE LUFTES. TIPAT KODOSHE, LAROSHE QE NUK KANE FAMILJE E DINJITET I GJEJME ME GARUZHDE NE SEKTIN TUAJ TE DEGJENERUAR.

  14. Kajsiu ka qene gjithnje nje majtist i fshehur si liberal

    Lubonja ka te drejte ndaj rregjimit qofte i djathte apo i majte duhen reagime te forta ndryshe genjen veten

    1. Po c’lidhje ka kajsiu me Lubonjen per krahasim.
      Lubonja ka standart te larte intelektual, ndersa kajsiu i shkrete merr nje honorar ( ca kacidhe se nuk eshte se i japin shume) per te mbrojtur nje teze qe as vete nuk e di c’do te thote, thjesht ben pak konfuzion.
      PS i mjafton qe votuesit te jene te coroditur, se votat per te fituar pastaj i ka me administraten, e po nuk i mjaftuan i blen.
      Eshte shume e thjeshte.
      Per Lubonjen respekt! 🙏

  15. or taj, Kajsiun nuk e ble kush, ai thjesht po ben mastrubim intelektual. Vlera e tij ne treg

    eshte sa e frokeve, minxhozeve,dritanhileve,merobazeve e lloj lloj shkerdhatopublicisti

    ne sherbim te regjimit te korruptuar te rilindjes.

  16. Kajsiu duhet të ketë parasysh se imperativ i parë është rrëzimi i atij që është në pushtet!
    Problemi qëndron se nuk kemi me kë t’a zëvendësojmë,?
    Këtu duhet mendimi i Lubonjës dhe Kajsiut si njerëz të mençur,dhe intelektualë me emër.
    Mund të bëhet edhe zbritje e butë,që do të thotë rrëzim i Ramës por edhe jo fitore e të tjerëve,pra pamundësi e secilës palë për të krijuar qeverinë.
    Kjo do sillte lëvizjen e ujrave në vetë PS dhe Opozitën…
    Por është mjaft delikate për mentalitetin tonë.
    Në konditat e tanishme nuk ka mundësi të krijohet as ndonjë forcë e re politike,e panjollosur dua të them,sepse nuk ka mbetur më askush…të gjithë kanë gëlltitur ” lugën me çorbë të prishur”!
    Vështirë duket..
    Sa për administratorin e faqes që më thotë se po i postoj shpejt komentet. Dhe më drejtohet më pas ,PA ULENI PAK RITMIN.
    Po i përgjigjem, PA mos na çaj trapin….

  17. Po c’lidhje ka kajsiu me Lubonjen per krahasim.
    Lubonja ka standart te larte intelektual, ndersa kajsiu i shkrete merr nje honorar ( ca kacidhe se nuk eshte se i japin shume) per te mbrojtur nje teze qe as vete nuk e di c’do te thote, thjesht ben pak konfuzion.
    PS i mjafton qe votuesit te jene te coroditur, se votat per te fituar pastaj i ka me administraten, e po nuk i mjaftuan i blen.
    Eshte shume e thjeshte.
    Per Lubonjen respekt! 🙏

  18. Polemike e shpikur ne epruveten e Andi Bushatit qe luante ne preherin e Enver Hoxhes kur ishte i vogel dhe e Armand Shkullakut qe nga sa kam kuptuar eshte je kokerr katnari qe shfrytezon postin e tij per t’u palluar me varteset.

    Lubonja dhe Kajsiu jane pa lidhje ne kete teme.Nuk i interesojne opinionin publik.

    1. Eshte e paqartë se ku është polemika midis dy mendimeve. Njëri flet për afate konkrete: zgjedhjet lokale dhe ato të ardhshme qëndrore, për të mos patur një Rama4. Ndërsa tjetri flet për një opozitë të rigjeneruar, por pa afate, pa një sens kohe se kur e si do triumfojë opozita e rilindur apo rigjeneruar. Për më tepër njëri ka rënë dakort me faktin që ky front opozitar, është I vetmi që mund të ketë shans të fitojë realisht. Tjetri flet për variante hipotetike të cilat mbase do kenë shans të sfidojnë pushtetin, e ku i dihet nëse do fitojnë. Njëri e di mirë se çdo të thotë të bëhesh subjekt talljeje nga Rama kur proteston për kauza si Stadiumi. Tjetri e di po aq mirë se çdo të thotë te afrohesh e kullufitesh me e nga pushteti siç i ndodhi KOP-it.

    2. Po “epruveta” e Pal-karit , a do shpik ndonjë polemik që t’i kundërvihet këtyre të Bushatit të rritur , që “i vogël luante në prehërin e E.Hoxhës” dhe Shkullakut , që nga sa ti , si copë P. k… , ke kuptuar se është kokërr katnari ? Sigurisht , jehona e kësaj polemike do t’i interesojë shumë opinionit publik dhe ti si Pallat do të përfitosh pallime të shumëfishta me bandën krim-rilindje , të cilat i ke aq shumë për zemër .

  19. Lubonja eshte i drejte sepse argumenton mbi regjimin, koncept te cilin ai e njeh me shume se çdo pjeshke rrotull ketyre viteve ketyre aneve. Pjeshkat qe lengezojne udhet e leximit te regjimit si PASOJE e mungeses se formes se DUHUR te nje opozite, quhen bashkepunuese te regjimit.
    Sa i takon Bushatit i cili tenton te mbetet i barazlarguar, sot dushja Berisha-Meta pohon me shume vizion se regjimi. Kjo do te thote shume, per shume larg ne kohe. Projeksioni i pashallareve te kuq ne ditet e sotme eshte shume rrangalle, pa forme, ose me forme putiniste plot xixa e pa bosht.

  20. Kajsia dhe pjeshkat e tjera po punojnë për shkatërrimin e çdo bashkimi nëpërmjet ç’orientimit, ndarjes, përçarjes të njerëzve në sa më shumë pjesë. E gjitha kjo shkon në favor të parimit përça dhe sundo që përdor Rama. Kajsia eshte vegla!

  21. I pafytyri Kajsia ka qene gjithmone nje vemje ne sherbim te rames, me sakte ne sherbim te honorareve qe merr
    per te bere shkrimet e tija te porositura. Legenosja e ketij me nder gazetari eshte e kahereshme dhe nuk eshte ndonje risi. Sinqerisht ndjej keqardhje per Lapsin, pasi i jep hapesire te konsiderueshme nje monstre si puna kajsiut qe fare mire mund ti botoje shkrimet e veta ”ekskluzive” tek tema psh, dhe do te ishte ne habitatin e vet

  22. I pafytyri Kajsia ka qene gjithmone nje vemje ne sherbim te rames, me sakte ne sherbim te honorareve qe merr
    per te bere shkrimet e tija te porositura. Legenosja e ketij me nder gazetari eshte e kahereshme dhe nuk eshte ndonje risi. Sinqerisht ndjej keqardhje per Lapsin, pasi i jep hapesire te konsiderueshme nje monstre si puna kajsiut qe fare mire mund ti botoje shkrimet e veta ”ekskluzive” tek tema psh, dhe do te ishte ne habitatin e vet

  23. Strategjia e Berishës duket si taktike e vjetër politike për ti hequr vota te majtëve në betejën për kryeqytetit në përpjekje për të përsëritur skemën e vjetër e 2011, kur Lulzim Basha fitoi Bashkinë e Tiranës falë edhe votave të kreut te komunistëve Hysni Milloshi, te cilat luajtën një rol përcaktues në fitoren e ngushte të Bashës ndaj Ramës.

  24. Kimia e Berishës me komunistët ekstremë në politikë, mund të jetë një zhvillim pragmatik apo taktik, por në realitet ajo shikohet si një lëvizje natyrale e ish-mjekut që ka shërbyer në nomenklaturën e lartë të PPSH-së.

  25. Secili eshte i lire te kete mendimet e tij. Por mesa kam pare une ne gare per Tiranen nuk eshte as Berisha dhe as Meta. Kandidati kryesor i opozites eshte Belind Kellici, me emrin dhe figuren e tij. Ai nuk eshte karikature e shefit ashtu sikunder ka qene gjithnje Veliaj. Ne te gjitha vendet fqinje, opozita (e majte apo e djathte) kane dale me 1 kandidat qe e kane mbeshtetur kunder kandidatit te qeverise, Shkupi apo Prishtina jane shembuj te qarte. Kurse ne Shqiperi, per inat te Berishes apo Metes, apo kujtdo tjeter, nuk arrijme te dalim mbi veten dhe te mbeshtetim nje kandidat qe e meriton gjithe mbeshtetjen dhe voten qytetare, qe eshte neperkembur keto 8 vite nga Veliaj. E di qe vota eshte e fshehte dhe Blendi Kajsiu nuk do te ma tregonte mua, por gjithsesi ja vlen ta pyes: Ne 14 maj, ne listen e kandidateve cilin do te votonte? Tregoje me vote, jo me fjale.

    1. Ti altin e njifke mire kete kellicin (kerric i salihut ne vicidol) sa per fytyren e vet kete e njohin te gjithe dhender ne mes te rilindjes dhe ti altin beson se do hypesh ne autobuz falas do hash falas do shkosh ne shkolle kopsht e cerdhe falas,ti beso te kerricat e salihut si gjithmone basha eshte shembulli me i mire

      1. Te dy e marrin rrogen jashte, prandaj flasin… Do ishte mire sikur te flisnin edhe me shume njerez (jo vetem kokbolet qe jane militante dhe flasin si byrote e merhumit te qemotit!)..

        Por interesat nuk i lene… Kur ‘treshja ne krye’ i ka kap ‘cironkat’ dhe i ka fut ne kuti si te konservuara… Dhe behet fjale per miliarda euro… pastrim parash nga tregtia e droges dhe e armeve.. qe ta mbyll ne fund te fundit quhet kapje e Shtetit!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *