• |
ide | kryesore

Replikë me Lubonjën: Mbi rrëzimin dhe legjitimin e “regjimit” Rama

-Instant, 2, Ide
Blendi Kajsiu



Në shkrimin e tij të fundit “Të Baraslarguarit që legjitimojnë regjimin e Ramës” intelektuali Fatos Lubonja justifikonte rrjeshtimin e tij në kampin Berisha-Meta si pasojë e degjenerimit të demokracisë shqiptare në një diktaturë të tipit Putin, nën qeverisjen e Edi Ramës. Sipas kësaj llogjike të gjithë ata që nuk rrjeshtohen me Berishën kundër Ramës legjitimojnë këtë të fundit dhe përjetësojnë regjimin Rama. 

Pra rrëzimi i regjimit Rama, sipas Lubonjës, nënkupton dy hapa. Së pari, denoncimin e qeverisjes Rama si diktaturë e tipit putinist. Së dyti, rrjeshtimi përkrah opozitës reale të Sali Berishs dhe Ilir Metës kundër regjimit Rama. Kushdo që nuk mendon se jetojmë në diktaturë apo mendon se Berisha dhe Meta nuk përbëjnë alternativë qeverisëse janë shërbëtorë, me apo pa vetëdije, të regjimit Rama. 

Kemi të bëjmë me një argument që nuk qëndron as në aspektin politik dhe as në atë intelektual. Politikisht argumenti qëndror i Lubonjës e riprodhon pafund regjimin Rama sepse eleminon rigjenerimin e një opozitë që do mund ta përmbyste atë. Nga pikpamja intelektuale argumenti nuk ka bazë sepse thotë se regjimi i Ramës, që mbahet me gjysmë të vërteta, përmbyset vetëm me gjysmë të vërtetat e opozitës Berisha-Meta. Le ti shtjellojmë me rradhë këto dy argumente.

Lexo më tej shkrimin e plotë të Lubonjes:

Të baraslarguarit që legjitimojnë regjimin e Ramës;

Le të pranojmë se në Shqipëri ekziton një regjim politik si në Rusinë Putinit, në Izraelin e Netanjahut, Turqinë e Erdoganit apo në Hungarinë e Orban-it, sikurse argumenton Lubonja. Nëse pranojmë këtë premisë atëherë duhet të pranojmë se regjimi ka rrënjë të thella sikurse ndodh me putinizmin në Rusi, me orbanizmin në Hungari dhe erdoganizmin në Turqi. Sikurse argumenton vetë Lubonja, regjimi ka kapur mediat, gjygjësorin, biznesin, shoqërinë civile dhe faktorin ndërkombëtar. Pa përmendur faktin që ka edhe mbështetje të konsiderueshme në popull (si pasojë e kontrollit të mediave, klientelizmit, etj.).

Nga premisa e mësipërme rrjedhin dy konkluzione llogjike. Së pari, regjimi nuk rrëzohet brenda ditës, javës muajit apo vitit, me një apo dy protesta madhore, sic premton përditë opozita Berisha-Meta. Ai rrëzohet vetëm nëpërmjet një strategjie politike afatgjatë që gërryen legjitimitetin dhe themelet e tij në mënyrë graduale në kohë. Së dyti, rrëzimi i një regjimi me rrënjë kaq të thella kërkon një opozitë jo thjesht të rinovuar por me moralitet dhe popullaritet të lartë. Përndryshe opozita do shërbejë thjesht për të legjitimuar regjimin.

Asnjëra nga rrjedhojat e premisës së regjimit Rama nuk justifikon rrjeshtimin me opozitën Berisha-Meta. Së pari, kjo opozitë nuk ka, dhe nuk mund të ketë, një strategji afatgjatë për rrëzimin e regjimit Rama sepse nuk ka të ardhme politike. Ndaj nuk është rastësi që aksioni i saj politik është gjithmonë urgjent dhe i përqendruar tek e tashmja dhe jo e ardhmja.

Berisha dhe Meta kanë kohë që premtojnë se sot, nesër, pas një jave, apo një muaji, do i vijë fundi regjimit Rama. Ama as njëri dhe as tjetri nuk kanë një strategji afatgjatë se si do konkurojnë në zgjedhjet e vitit 2025. Kjo u pa edhe tek improvizimi për pjesmarrjen në zgjedhjet lokale. Strategjia e opozitës Berisha-Meta është mbijetesa dhe jo ardhja në pushtet nesër.

Andi Bushati: Një replikë me Blendi Kajsiun për regjimin e Ramës

Dhe kjo nuk është rastësi. Berisha dhe Meta nuk kanë të ardhme politike sepse janë ndër dy politikanët më të refuzuar nga elektorati shqiptar. Pra kemi të bëjmë me një kamp opozitar që nuk ka legjitmitetin politik dhe moral për tu ofruar si alternativë ndaj regjimit aktual. Kritikat që Berisha dhe Meta i bëjnë Ramës për autoritarizëm, korrupsion apo anti-amerikanizëm shkaktojnë të qeshura ose cinizëm tek elektorati. E thënë ndryshe opozita aktuale është opozita më e gabuar për të rrëzuar regjimin aktual. 

Për të kuptuar këtë mjafton të shikojmë regjimet e Putinit, Orbanit dhe të Erdoganit që nuk janë rrëzuar edhe kur opozita përballë tyre është reformuar tërësisht. Opozita me të cilën u përball Orban në zgjedhjet e fundit ishte tërësisht e renovuar e papërlyer politikisht, kishte përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, dhe përsëri dështoi. Edhe opozita e Erdoganit në Turqi është reformuar pafundësisht dhe përsëri Erdogani ka fituar. Së fundmi, Putini është në pushtet edhe pse opozita ndaj tij është shumë më e pastër dhe legjitime se opozita jonë.

Nëse regjimi i Edi Ramës është identik me regjimin e Orbanit, Erdoganit dhe Putinit përse duhet të bjerë përballë një opozite që është shumë më pak legjitime dhe shumë më e korruptuar se opozita e regjimeve simotra? Sidomos po të kemi parasysh se opozita jonë, ndryshe nga opozita në Rusi, në Hungari, në Poloni dhe në Turqi, nuk ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.  

Në këto kushte rrjeshtimi përkrah Berishës e Metës nuk rrëzon Ramën por zvogëlon intelektualët e rrjeshtuar përkrah tyre, sidmos kur janë të njëjtët që prej dekadash kanë denoncuar autoritarizmin e Berishës dhe korrupsionin e Metës. Idea se kritika ndaj qeverisjes Rama është legjitime vetëm nëse nuk kritikon Berishën apo Metën është absurde nga pikpamja intelektuale. Intelektuali e ka për detyrë të thotë të vërtetat e plota dhe jo gjysëm të vërtetat që mbajnë Berishën në opozitë dhe Ramën në pushtet. Si mund të rrëzosh një regjim si ky i Ramës me gjysëm të vërtetat politike që prodhon berishizmi?

Aq më tepër kur rrjeshtimi përkrah berishizmit kontaminon gjuhën dhe konceptet edhe të intelektualëve të kalibirit të Lubonjës. Berishizmi është një frymë thellësisht anti-demokratike që pasi e shpall armik kundërshtarin politik përdor cdo mjet për ta eleminiuar atë, që nga denoncimi i dhunshëm deri tek rracizmi dhe misogjenia.

Në rastin e ambasadores amerikane berishizmi e sulmoi atë në mënyrë të turpëshme duke e etikuar Kimete. Emri Kimete synonte ta bënte ambasadoren amerikane qesharake në dy aspekte, si grua (injorante) dhe si pseudo-amerikane (sepse është orientale). Është një llogjikë raciste sipas të cilës një grua aziatike me emrin oriental Kim nuk është një amerikane e vërtetë. Është e njëjta llogjikë që përdorin supremacistët e bardhë në SHBA, sipas të cilëve amerikanët e vërtetë (the real americans) nuk mund të jenë latin, zezakë apo aziatikë, por të bardhë dhe anglo-saksonë ose evropian. 

Natyrisht që është shumë ti kërkosh berishistëve që të kuptojnë nuancat raciste dhe misogjene të ligjërimit berishist ndaj ambasadores amerikane. Ama është shumë pak tía kërkosh këtë një intelektuali të majtë të kalibrit të Fatos Lubonjës, i cili nën ndikimin e ligjërimit berishist bën një deklaratë që edhe ai vetë e kupton se është raciste: “Nuk do pyesim këta amerikanët që na tregojnë përralla, ca me emra latinë si Escobar e ca kinezë, se nuk dua dhe të tregohem racist” (shiko: https://shkodraneës.org/revoltohet-fatos-lubonja-merrini-per-bythe-ata-gjyqtaret-dhe-cojini-aty-ku-e-kane-vendin-ti-perzeme-keta-amerikanet-me-emra-kineze/). 

Idea se dikush që e ka emrin Kim apo Escobar nuk mund të jetë amerikan i vërtetë është e trishtë sidomos kur vjen nga një intelektual i majtë shqiptar që jeton në Itali. Edhe aty ka shumë që mendojnë se dikush që quhet Fatos, Andi apo Blendi nuk mund të jenë italianë të vërtetë. 

Problemi është që nëse berishizmi kontaminon gjuhën e intelektualit publik më të rëndësishëm në Shqipëri, çfarë mund të presim nga shumica e intelektualëve të tjerë që nuk janë në lartësinë e Lubonjës, qoftë në intelekt qoftë në karakter? Rrjeshtimi i tyre përkrah opozitës Berisha – Meta do na prodhojë pak më shumë berishizëm dhe shumë më pak intelektualizëm.

Ama regjimi Rama rrëzohet me intelektualizëm dhe jo me berishizëm. Analiza kritike e intelektualit të lirë mund të krijojë hapësira dhe ligjërime të reja politike përtej rrjeshtimit Rama-Berisha. Është analiza intelektuale ajo që mund të na tregojë se si dhe përse Shqipëria është nga të paktat vende në Ballkan dhe Evropë ku klasa politike nuk rinovohet. Ndaj në kontekstin aktual rrjeshtimi me Berishën, Metën apo Ramën dhe jo me të vërtetën nuk ka sens as politik dhe as intelektual, nëse duam ndryshim dhe jo thjesht rotacion politik. 

*Artikull nga Blendi Kajsiu për Lapsi.al



33 Comments

    1. Zoti Kajsiu arsyeton dhe shkruan si nje intelektual majtist i shekullit te kaluar. Me sakte, si nje intelektual wannabe majtist i atij shekulli. Shkrimi i Lubonjes ishte i forte, sepse shprehte nje qendrim shume te qarte. Duke pasur parasysh edhe aureolen e intelektualit me integritet dhe me shume ndikim ne opinion, shkrimi i Lubonjes ka ithtesuar shume “kolege” te tij idealesh, dmth majtiste, duke qene vete Lubonja nje majtist i shpallur. Ky ithtesim eshte edhe shkaku i paradokseve uleritese ne shkrimin e Kajsiut. Jemi ne rastin kur perfshirja emocionale ndikon ration ne ekstrem.
      Shikoni sec paradokse uleritese ka ne argumentimin e zotit Kajsiu: vetem nje opozite e paster dhe e panjollosur ( dmth si ajo Berisha-Meta) do te mund ta rrezonte regjimin e Rames… kur vetem pak rreshta me poshte, po ky qe thote sa me lart, shkruan se edhe opozitat e rinovuara, dmth te pastra, ne vendet me regjime te ngjashme, nuk kane mundur megjithate ta permbysin ate! Ky eshte nje paradoks kaq feminor, sa per te te ardhur keq.
      Genjen sa u perket gjysem te vertetave, kur i referohet Lubonjes. Nese ka antiberishist te mirefillte, ky eshte Fatos Lubonja. Jane te pafundme shkrimet e tij mbi kete argument. Madje edhe kur kritikon regjimin e Rames, nuk harron kurre pa permendur autoritarizmin e Berishes dhe mekatet e tij. Ne cdo shkrim, ne cdo interviste, ne cdo debat televiziv; njejte si zoti Bushati. Eshte e kote dhe qesharake te mundohesh te hapesh argument me Lubonjen ne kete pike.
      Argumenti i Lubonjes eshte shume i thjeshte dhe i qarte: regjimi i Rames ka zullumuar aq shume, sa per ta permbysur ate do te ishte e nevojshme, e domosdoshme, edhe nje opozite mekatare si ajo e Berishes.

      1. Sipas teje te risjellim mekatarin Berisha per te permbysur mekatarin Rama,po pastaj??apo te durojme prape ne kurriz padrejtesine dhe vjedhjen dhe te rivotojme prape Ramen per te permbysur Berishen(!!!)jo skopyon,jo nuk eshte zgjidhje riciklimi i plehrave,zgjidhja eshte nje klase e re politike me njerez te rinj te paperlyer me keta politikane te korruptuar dhe properendimore,sa per Lubonjen ai ka rrjedhur me keq se Berisha dhe si ish komunist e sheh zgjidhjen vetem te revolucionet proletare…

        1. Argumenti i Lubonjes mbeshtetet mbi premisen se Rama ka kaluar cdo vije te kuqe, te cilat nuk pat guxuar t’i kalonte edhe vete Berisha i urryer i socialisteve dhe shume intelektualeve te majte. Nese Berisha eshte akuzuar si autoritar, Rama akuzohet si autokrat dhe duke patur parasysh pushtetin e jashtezakonshem qe ka ai, te cilin pushtet Berisha, edhe ne ditet me te erreta te tij nuk pat patur kurre, Rama me te drejte akuzohet edhe si diktator; diktator, sepse vetem nje diktator mund te kete kaq pushtet sa ka Rama so; diktator, sepse nese e quajme te tille Ramiz Aline, pse te mos e quajme Ramen qe ka po aq pushtet, ne mos me shume se ai ne fillimvitet nentedhjete!
          Nese ne qeverisjet e Berisha-Nano-Meta kishte korrupsion, cfaredo niveli te kishte ai, ne qeverisjen e Rames kemi korrupsion absolut, pikerisht per shkak te pushtetit absolut qe ka sot per sot.

    2. Je me kurve se zboristja qe te ka pjelle.
      Cope mishi e qelbure
      Gojesperme e perdhunuare qe i thua halese haviar!!!
      O te qifsha pragun o bushter.
      Ptuuuu
      Ngaqe ka keshtu vemjesh si kjo kajsia…. ikin njerzit nga syte kembet.
      Kajsi merobaza dhe spiunet mutveliu koliballe bushtra.& co

  1. Or mik çar të duket vetja.Ti të gjykosh Lubonjën.Ri dhe vazhdo t’i bësh fresk diktatorit Rama.Sje të atij niveli të krahasohesh me Lubonjën.

  2. Kur lexon kete fare “intelektuali” te vjen per te vjelle . Jam i bindur se qellimi i tij kryesor nuk eshte

    as per tu rreshtuar ne krah te Rames as per te sulmuar opoziten. Qellim eshte per te

    terhequr Lubonjen ne nje “duel intelektual” publik dhe per te marre vlere nga vlera e

    Lubonjes . Ky harron se vlera e Lubonjes qendron ne faktin jo se eshte intelektual, jo se eshte i

    angazhuar, por se mendimin e tij intelektual dhe angazhimin e tij qytetar e ve ne sherbim

    te interesit publik. Lubonja asnjehere nuk ka qene i reshtuar me nje kah politik por me kahun

    e interesit publik (te pakten ashtu sic e ka menduar ai pa asnje prapavije interesi personal).

    Krejt e kunderta ndodh me Kajsiun. Ai s’eshte gje tjeter vecse nje ushtar i vogel i perandorise

    se madhe te genjeshtres e propogandes se Rilindjes. Ai eshte i gatshem qe ne “altarin” e interesave

    te vogla e meskine te flijoje interesat e medha te te Shqiperise pa asnje pa asnje vrasje

    ndergjegje.

    Ketyre lloj “intekektualesh”, Driteroi do tu shoshte “Shkerdhato-intelektual”

  3. I dashur artikullshkrues ne parim ke te drejte,nje e keqe nuk mund te luftohet me nje te keqe tjeter. Por tere analiza jote eshte ndertuar ne nje realitet imagjinar, pasi parimi qe te keqes i duhet vene perballe intelektuali dhe qytetaria, vlen per nje shoqeri franceze, gjermane apo britanike dhe jo per ate shqiptare qe intelektualin, qytetarin e konsideron budalla.
    Dhe se dyti, politika dhe demokracia eshte ceshtje numrash. Nese regjimi mbeshtetet vecanerisht ne njerz pa ndergjegje qytetare qe vazhdimisht i shtohen administrates shtetrore, kurse ata qe kundershtojne regjimin ikun perdite (1 milion/1 decade) regjimi nuk dobsohet por vec forcohet dita dites.
    Keshtu qe, pershtatja premisat realitetit dhe jo analize ne eter.

  4. E bukura eshte se po keta qe thone sot se Berisha dhe Meta nuk mund te rrezojne Ramen se jane te kompromentuar, dje thoshin se Basha nuk e rrezon dot se eshte i dobet dhe ska aksion. Nuk thoshin se Rama eshte i kompromentuar e duhet te ije, te vije Basha i paprovuar si kryeminister, e po nuk na pelqeu gjejme nje tjeter ne vend te tij. Pra nuk promovonin nderrimin e elitave me synim permiresimin hap pas hapi, por cimentimin e Rames ne pushtet. Pasojat po i shohim, por te pakten keta anal-listet te ruajne te njejtin standart gjykimi.

    1. NE DO KAJSIU INTELEKTUALE QE TA FORCOJNE E JO TA RREZOJNE KETE PUSHTET TE DEGRADUAR BOTERISHT,LE TI MARRE NGA GJOJA AKADWMIA E SHKENCAVE, QE VETEM SHKENCE NUK BEJNE, E TE PERMBYSE RREGJIMIN. POR BERTHAMA E KEJSISE NUK E KA PROBLEMIN ME QEVERINE BASHIBOZUKE, JO, POR ME INTELEKTUALET E OPOZITES, DHE ME FRYMYN E RE TE UDHETIMIT TE OPOZITES TE RRUGES SE SAJ . OPOZITA THIRRJEN E SAJ PER REVOLUCION IA KA BERE TE QARTE POPULLIT, ATA QE DUAN PERPARIMIN E DEMOKRACINE E VERTETE TA PERKRAHIN, ATYRE QE U PELQEN SHTYPIA APO SERVILIZMI E TRADHETIA, LE TA MBAJNE AKOMA ME FRYME KETE RREGJIM OBSKURANT. PRA I MBETET POPULLIT TE BEJE KERKESEN E VOTIMIN PER ARDHMERINE E TIJ. PUSHTETARET JANE SHUME ME PAK SE NJI POPULL, KETIJ IA KA FRIKEN PUSHTUESI RILINDAS ANDAJ PO BEN CMOS QE ME MANOVRA ANTI LIGJORE TE VJEDHE, E BLEJE TE AREDHMEN E KETIJ POPULLI. KAJSIU LE TE PIQET ANDEJ NGA SHEH ENDERRAT E IMAGJINATES E TE SHPIFJES. 1

  5. Bravo Kajsiu,
    Ka nje shumice , te heshtur, ne Shqiperi, qe eshte dakord me ty. Pjesa me e madhe e tyre nuk votojne. Te tjere ia japin voten Rames ose Sale/Metes nga halli, por jo me bindje.

  6. Po mire moj kajsi Ne qenkemi raciste sepse i vume nji pseudonim shoqes Yurith Kim,eahh!?
    Po per te Ne jemi BARNGRENES,apo harrove zotrrote.
    Ne fakt asht humbje kohe me komentu baglat tuaja….

  7. Une si popull i paditur, i pashkolle, i papune ,i papara, i pafemij se me kane ikur ne emigracion, i pashprese
    i palumtur, i pasigurte per jeten nga plumbat e bandave, i pasigurte ne shtepi nga fadromat e IKMT-se
    i pasigurte ne autobuzet e bashkise, qe po pres me padurim ardhjen e zgjedhjeve per te marre 50 mije
    lekeshin nga shitja e votes, tek lezova me kureshtje kete replike te intelektualit qe permend 17 here fjalen
    intelektual ne artikull, prapseprap mbeta i pasqaruar per disa shprehje dhe konkluzione qe mund te jene te thjeshta per intelektuale te kalibrit te K.ajsise por jo per mua si popull i thjeshte. Une po i permend ketu
    me shpresen se ndonje intelektual mund te na i sqaroje :

    1. Pse opozita sipas Kajsiut nuk e paska legjimitetin politik kur ajo perfaqeson vullnetin e te pakten gjysmes se elektoratit shqiptar dhe me letra jemi ne pluralizem

    2.Berishizmi -thote Kajsiu perdor “denoncimin e dhunshem”, Cdo te thote denoncim i dhunshem se une
    si popull e di qe denoncimi nuk behet as me grushte as me arme por me goje dhe me shkrim.

    3.Regjimi Rama rrezohet me intelektualizem. Ketu une si popull u hutova fare. Edhe rregjim, edhe
    rrezohet me intelektualizem. Aq me teper kur intelektualizmi nenkuptohet se perfaqesohet nga
    intelektuale te “kalibrit” te Kajsise.

  8. Ky eshte nje SKUTH! Nuk dua te them me shume.Edhe e fut vehten tek intelektualet.Pika intelektualit! B…lepires,asgje me teper

  9. Blendi Kajsiu ka ndoshta argumentat dhe vizionin më të saktë nga të gjithë gazetarët Shqipëtarë. Idetë e Lubonjës me Ramën si Putini dhe Sali Berishën si Nënë Tereza apo Gjergj Elez Alia që do ngrihet nga shtrati i varrit të shpëtojë mëmëdhenë me shpirtin e tij të kulluar që rrjedh gjak nga çdo plagë e çdo shqipëtari, kjo në më të mirën shqipëtarët e qeshin, në më të keqen e përbuzin.

    Lëre pastaj kur kanë edhe argumenta idiotesk të tipit – ‘ky është popull kot, i marrë fund’, e të tjera kësisoj xhevahiresh që janë po aq injorante nga aspekti i historisë se shqipëtarëve sa edhe arrogante në ekstrem; kush janë këta langaraqë që dalin nëpër debate dhe i japin të drejtën vetes të gjykojnë një populë të tërë mdërsa krekosen me ata mjekrrat e tyre të parfumosura?

    E vërteta është gjithmonë e thjeshtë sepse është gjithmonë një. Shqipëtarët, dhe çdo popull tjetër kudo të jenë, gjithmonë votojnë më të mirën ose më pak të keqen, siç është kjo e dyta rasti tek ne. Prandaj dhe mangësitë targetohen papushim nga një grup substancial i elitës intelektuale Shqipëtare. Pa pushim po thonë të gjithë, Rama është keq por opozita është edhe më keq (sepse e till është) dhe që duhet të ndryshojë nëse është në garë për pusbtet.

  10. Pyetje për Kajsiun: Sa kohë do t’i duhet intelektualizmit ta gërryejë diktaturën? 10, 20, 30 vjet …. Mos harron gjë Kajsiu se kjo komprometon seriozisht të ardhmen dhe pastaj shenjat e mospërfilljes se çfarëdo rregulli apo ligji dhe shkelja e tyre është gjëja më e zakonshme pale pastaj për “mendim intelektual gërryes diktature “. Kjo o është naivitet ose qurravitje. Gandizmi vetëm në një vend funksionoi. Në asnjë vend tjetër përveç Indisë jo…. Pastaj le provojë me frymën e tij Kajsiu përballjen dhe diktaturën se do ti shkojnë pas populli. Dil pra veri gjoksin protestës dhe shpalosi tezat e tua intelektuale në do që njerëzit të mos shkojnë as majtas as djathtas, por veç të Ti. Beju pro Voltaire e Russò. Frymëzoje lëvizjen përtej klasës ekzistuese politike…… Por nuk ke këllqe dhe bëhesh “i baraslarguar” patericë që përpiqesh të helmosh sa te mundesh.
    P. S. Nuk me pëlqen asnjë por të quash viktimën fajtor dhe jo atë që bën keq?! – Ke faj Cane! Ke faj! Ti è ke fajin qe ta vodhën lopën!(jo tamam fjalë për fjalë, se është e përafërt në ide) – thuhet në një skeç të vjetër të estradës se Fierit

    1. Kush është viktima? Kush është agresori? Në Shqipëri pyet kë të duash, në rrugë, në kafe, në punë – të gjithë do të thonë që politikanët po vjedhin, janë të pandershëm, të lidhur me kriminelë. Njerëzit e kanë të qartë kë fajsojnë. Por, për sa kohë ata vijojnë të votojnë majtas, kjo do të thotë qartazi që në mes të dyja zgjedhjeve që kanë, ata e shohin dyshen Basha/Kryemadhi dhe nesër Berisha/Meta si më të këqinj se Edi Rama. Ky është fakt. Prandaj Kajsiu ka atë tezë që ka, që opozita duhet të ndryshojë lojtarët nëse synon pushtetin.

  11. Intelektual te ben libri.Pashe nje emisjon ne tv ku nje gazetar ju bente pyetje njerzve ne rruge:Ceshte gjeja e pare qe Zoti krijoi? Dhe konkluzioni ishte Lapsi.Me konkretishte Zoti mori lapsin dhe shkroi dhe studioi si do krijonte gjithesine.Pra dhe vete zoti studjoi perfekt dhe beri kete univers perfekte.Ta lidhim me temen.Intelektualet e kesaj teme shqiptare ,,po po marim nga 90 deri me sote.Intelektualet shqiptare te ketyre 30 vjete, kete teme e kane diskutuar shume here.Kane ndikuar jo pak ne permbysjen e rregjimit 45 vjecar ,por dhe te rregjimeve qe jane krijuar mbas 90.Por kane deshtuar per mendimin tim,sepse vertet kane dhene LAPSIN per te rrezuar rregjimet,por nuk ,por nuk kane dhene lapsin,ose me sakte nuk kane studjuar se si duhet,qe pasi te rrezohen rregjimet,si mund te veprojme,qe keto rregjime te mos ktheheshin kurre me.Po te studjojme historite boterrore keta intelektuale,do kishin nje udherrefyes, shume te sakte,qe te bllokonin rrikthimet e rregjimeve.Dhe besoj se kjo eshte thelbi i polemikesKajsiu-Lubonja-Bushati.Dihet boterishte qe inelektualet ngrijne masat ne revolucione per te rrezuar pushtetin e rrames.Por ata e kane bere rrezimin e pushteteve per interes te tyre dhe jo te te mires se pergjithshme dhe asaj me kryesore te popujve qe masakrohen nga rregjimet dhe vriten ne revolucione per te rrezuar rregjimet .Me 1917 komunistet bolshevik rrezuan carin e rusise dhe istaluan carin e kuq me i tmerrshen se i pari komunizmin vrastare. Te gjithe e kemi pare filmin PLUMBI I ARTE. K u nje intelekktual i shkolluar ne shkollat agjenturore me te persosura qe ka bota ariti te ngrinte nje popull per interes te tij dhe te atyre qe e kishin shkolluar,kundra nje rregjimi vrastar dhe ariti ta rrezonte.E njejta dhe ne Shqiperi me 90 rrezuam enverin rregjimin vrastar komuniste.Me 97 rrezuam rregjimin e saliut, sollem te korruptuarin pijanec nanon,.,pastaj prap saliun qe mandatin e dyte u be me keq nga nano.Me 2013 berem fatalen rrezuam berishen sollem tragjedine kombetare ramen dhe istaluam ,nuk di si ta cilesoj rregjimin e rames komunizem.fashizem,nazizem,se ky i permbledh te gjitha rregjimet me vrastare te botes.Ky deshtim erdhi se intelektualet qe ngrinin popullin tone kundra rregjimeve,ose e ngrinin popullin per interes te tyre dhe jo te popullit.Intelektualet e vertete dhe qe i rrezojne rregjimet per interes te popullit duhej edhe te mendonin qe ti shfrytezonin kundershtaret e rregjimeve qe donin te rrezonin pushtetin e rradhes,si qelbesirat e 2013 qe trumbetonin ,leshuan kushtrimin mblidhuni o qelbesira te rrezojme berishen.Dhe menjehere mbasi u rrezua berisha me 2013 tu vinte fre qelbesirave dhe te mos i lejonte te vinin ne pushtet.Kete se ben intelektualet e vertete,ata qe vertet ishin popull dhe i njejte me interesat e popullit, por i lane qelbesrirat ramen dhe qelbesirat e rames ne pushtet rilindjen e tij ,i lane qelbesirat gazetare si baze,hila, m.nano. dhe shume analiste felliqsira,si ngjela,cupi,spahiu idajet beqiri.vangjeli sherbetore dhe pjese e ketsaj masakre qe po heq populli shqiptare dhe shume plera si keta,qe po masakrojne popullin si shtaze.Sot tema e dites eshte terrori mbi TOP CHANAL.Thone qe vetem tre dite zgjat hataja ,hataj mbas tre ditesh harrohet ose i del tymi.Top chanali nuk u harrua por i doli tymi.Topi u kthye akoma pa kaluar te 40 -tat ne origjine dhe i doli e verteta kush eshte me mend e kupton.Para ca javesh polemiken e rames me Top Chanal, pastaj plumbat mbi Top chanal dhe mbas te tretave Top Chanal eshte hedhur ne sulm total kundra opozites ne interes te rrames.Top Chanali te thote hapur .Ky sulm frontal kundra opozites dhe kjo mbeshtetje totale per ramen pasoj e kujte eshte?.Neve na le te dyshojme se Top Chanal hakmeret se keto bresheri plumbash ja derdhi opozita qe eshte hedhur ne kete sulm barbar ndaj opozires? Apo eshte hedhur ne mbeshtetje totale te rames se polemika e rames mbi Top Chanal dhe plumbat mund ti kete derdhur rama dhe Top Chanal ska rrege tjeter mbijetese vetem te mbaje ison e rames me te gjitha baterite qe ka ne dispozicion. Top Chanal te thote kush eshte e verteta e plumbave mbi te.Ne mos pergjigje populli e mori vesh te verteten e plumbave mbi Top Chanalin.Dhe ju analiste dhe moderatore te tv shqiptare mos beni me hipokrizi kush qelloi bresheri kallashikovi mbi Top Chanal,se do beheni me pis se cjeni.

  12. Maloku eshte me i zgjuar nga te gjithe komentusit,duket qe me emrin qe ka zgjedh,pale me keshillat qe na jep.Opozita eshte me keq se pushteti qe spo ngopen as me rruget e florinjta,inceneratoret, e cdo gje qe u del perpara per te vjedhur.Babezia ka aritur deri aty sa tani nuk hedhin as edhe nje cipe asfalt por i futin te gjitha leket ne xhepat e tyre pa bere asgje,kur them asgje kuptoni asgje fare. Opozita e ka fajin, vetem llomotet korupsion ,korupsion. Shut up opzite e keqe,shut up! Opozita duhet te jete e sjellshme, e bute mos bezaje.Me kete qe po ben opozita po pengon qeverine qe po punon dite nate per popullin. Lerin o te uruar ta bejne Shqiperine kopesht me lule,ashtu sic e beri udheheqsi ine i nderuar Enver Hoxha.

    1. S’ka nevojë për ironi fare zotëri, shiko faktet. Populli po voton PSnë – apo je edhe ti i mendimit se kemi popullin jo të mirë? Ata po zgjedhin PSnë, megjithë ato që thua ti. Pse? Dhe mos thuaj vjedhje votash se është argument qesharak. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt që nga 1992shi.

      Ka vetëm një arsyje pse, dhe është ajo që thashë unë, ata zgjedhin të keqen më të vogël. Ata e shohin kthimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës në pushtet si të keqe më të madhe, më të madhe se këta të korruptuarit që kemi tani.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        ti muti nuk ia vlen me të replikuar, sidomos kur thua populli voton PS, para katër vitesh në zgjedhjet lokale pa opozitë, në Tiranë u deshën 3 ditë për të nxjerë se sa vetë votuan, me sa mbaj mend me gjithë manipulimet shifra e atyre që kishin votuar langaraqin e bashkisë Tiranë nuk ishte as 20%.

      2. Malok po te jap nje shembull shume te qarte pse Lubonja e ata qe e mbajne vehten per intelektuale duhet te flasin sa me shume per te ndricuar mendjet e ketij popullit tone te zgjuar. Besoj se ju kujtohet thenia e asaj gruas nga Berati vite te shkuara kur Ilir Meta po krijonte Lsin ne nje miting ne ate qytet: Ne populli nuk duam drita, uje rruge , nuk duam asgje , duam vetem qe ju te jeni bashke ( Nano-Meta). Me vin keq por nese ti i ke harruar kete se u brr ed ne vite po te jap nje shembull tjeter disa muaj te shkuara nga emisioni Perputhen: Ne konkursin einteligjences organizuar nga emisioni fitoi nje vajze me 10 pergjigje nga 100 pyetje (10%) e cila kish mbaruar kolegjin me noten 9,5 per arkitekture, e cila u be e famshme me pergjigjen e pyetjes se kur ka lindur Skenderbeu . 1956 ishte pergjigja e saj. E ju me thoni pse perdor sarkazmen. Ne vendin tone trecereku i popullsise voton akoma se une kisha babane a gjyshin partizan e votoj Ps dhe te atij qe voton Pd se gjyshi i tij ne kohen e luftesII boterore ishte me Ballin. Edhe mua nuk me vjen aspak mire per kete por ky Eshte realiteti . Shkoni shihni si jeton fshati njelloj si ne mesjete por kur u vjen dita te ndryshojne dicka per me mire ata e cojne dem voten e tyre. ( Fshatin e bera shembull per jeten mizerabel ne kushte mizerabel, jo per te thene se jane vetem ata qe veprojne keshtu , njelloj eshte ne te gjithe vendin, per 3/4 e miletit) Besoj i dashur malok tani je me i qarte pse kete here e lashe menjane sarkazmen. E verteta vret por sheron plage- nuk e mbaj mend se kush e ka thene. Po e mbyll komentin duke thene se cfare mendoj une ne kete debat ( nuk po e fut vehten ne rangun e polemisteve Lubonja e te tjere por thjesht ne te komentuesvet) Nese populli do qe te ndroje elitat qe e qeverisin keq ( majtas apo djathtas) nuk duhet te lere ne pushtet per 12 vjet nje Rame apo Berishes por ti nderoje ata ne me pak se 4 vjet e atehere do shikoj se si do pastrohet qeverisja nga ata qe hane Dardha prapa kurizit te udheheqsit e ky nuk ditka gje

        1. @E Vërteta,

          Kur shkruan atë që memdon, pa sarkazma apo.si disa të tjerë me të shara pa asnjë kuptim mga sensi i çfarë shkruhet, ne biem dakord. Nuk i heq asnjë presje komentit tuaj. Në fund të komentit e gjej vehten duke rënë dakord më shumë se 100%. Po ti lexosh komentet e mija, këtë po them edhe unë, vetëm me fjalë të tjera:

          Nese populli do qe te ndroje elitat qe e qeverisin keq ( majtas apo djathtas) nuk duhet te lere ne pushtet per 12 vjet nje Rame apo Berishes por ti nderoje ata ne me pak se 4 vjet e atehere do shikoj se si do pastrohet qeverisja nga ata qe hane Dardha prapa kurizit te udheheqsit e ky nuk ditka gje

  13. NE DO KAJSIU INTELEKTUALE QE TA FORCOJNE E JO TA RREZOJNE KETE PUSHTET TE DEGRADUAR BOTERISHT,LE TI MARRE NGA GJOJA AKADWMIA E SHKENCAVE, QE VETEM SHKENCE NUK BEJNE, E TE PERMBYSE RREGJIMIN. POR BERTHAMA E KEJSISE NUK E KA PROBLEMIN ME QEVERINE BASHIBOZUKE, JO, POR ME INTELEKTUALET E OPOZITES, DHE ME FRYMYN E RE TE UDHETIMIT TE OPOZITES TE RRUGES SE SAJ . OPOZITA THIRRJEN E SAJ PER REVOLUCION IA KA BERE TE QARTE POPULLIT, ATA QE DUAN PERPARIMIN E DEMOKRACINE E VERTETE TA PERKRAHIN, ATYRE QE U PELQEN SHTYPIA APO SERVILIZMI E TRADHETIA, LE TA MBAJNE AKOMA ME FRYME KETE RREGJIM OBSKURANT. PRA I MBETET POPULLIT TE BEJE KERKESEN E VOTIMIN PER ARDHMERINE E TIJ. PUSHTETARET JANE SHUME ME PAK SE NJI POPULL, KETIJ IA KA FRIKEN PUSHTUESI RILINDAS ANDAJ PO BEN CMOS QE ME MANOVRA ANTI LIGJORE TE VJEDHE, E BLEJE TE AREDHMEN E KETIJ POPULLI. KAJSIU LE TE PIQET ANDEJ NGA SHEH ENDERRAT E IMAGJINATES E TE SHPIFJES.

  14. KY MBYLLESI I PA EMER, COPE INJORANTI ME DUKET, MBASI E PERDORKA SAPUNIN QE TI SHKASE ME LEHTE ATE QE KA NGRENE, E VAZHDO TA HAJE NGA QELBESIRAT E RILINDJES, NDOFTA E KA SIGURI SIPAS VOKOBOLARIT TE KETIJ KODOSHI, I BEN SHERBIMIN VETE RAMA SI INPOTENT.LINDET DOBICE, E SOT INI KODOSHE. KETE SE HIDHNI POSHTE JU KFSHET TRASHGIMTARE KUQALE BIJE KURVI.

  15. Strategjia e Berishës duket si taktike e vjetër politike për ti hequr vota te majtëve në betejën për kryeqytetit në përpjekje për të përsëritur skemën e vjetër e 2011, kur Lulzim Basha fitoi Bashkinë e Tiranës falë edhe votave të kreut te komunistëve Hysni Milloshi, te cilat luajtën një rol përcaktues në fitoren e ngushte të Bashës ndaj Ramës.O Xixa ceceni salihut ate qe ke bere vete keto 10 vitet efundit me salihun dhe byrektoret shpellkare mos ja delego te tjereve,ti xixa njihesh dhe brenda oborrit te pd qe bythen e ke pasur arme te forte per mbijetesen tende,ti e meriton qe ta nxjerr foton tende ne rrjet dhe te njohin ty dhe per fytyre

  16. Kimia e Berishës me komunistët ekstremë në politikë, mund të jetë një zhvillim pragmatik apo taktik, por në realitet ajo shikohet si një lëvizje natyrale e ish-mjekut që ka shërbyer në nomenklaturën e lartë të PPSH-së.

  17. PO O GJINUSH AKADEMIKU, TREGOJE SE CKE QENE,PO MOR KULISH SE EMER SKE, A E DI TI SA ISH E TRASHEGIMTARE TE KURVIT SOT JANE NE INSTITUCIONET E KETIJ PUSHTETI. NE CDO QELIZE I KE ME SHUMICE, ANDAJ MO NA FOL PER SHERBIME TE ISH RREGJIMIT KRIMINAL, PO SHIH PALCEN E KETIJ PUSHTETI ME BIJE E BIJA KURVI. LUAJENI RROLIN HIPOKRIT DERI SA TJU DALE KALLAISJA NGA ATA QE SOT U FERKOJNE BARKUN,SE NESER COMAGEN DO E KENI KOKES. VETEM SI RRACE PRIORITARE MOS U MBANI SE NGA SHKURRET E DHITE E KENI ORIGJINEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *