• |
ide | kryesore

Milan fërkon duart, Napoli pa lojtarin më të mirë: Osimhen nuk grumbullohet për ndeshjen e në Champions

-Instant, Sport
Osimhen



Victor Osimhen nuk do të jetë në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions kundër Milan. Sulmuesi nigerian nuk u stërvit me grupin gjatë seancës së rifiniturës dhe më vonë u largua nga kampi stërvitor përpara se të nisej për në Milano. Luciano Spalleti vendosi të mos e grumbullojë, por ngushëllohet me rikuperimin e Giacomo Raspadori. Sulmuesi është kandidat për titullar edhe pse të hënën trajneri toskan kishte provuar edhe Elmas si qendërsulmues. Për Giovanni Simeone kontuzion i shkallës së parë të bicepsit femural të djathtë. Argjentinasi duhet të humbasë gjithashtu edhe ndeshjen e kthimit.

OSIMHEN NUK GRUMBULLOHET

Që kur u kthye nga grumbullimi i Nigerisë në fund të marsit, Osimhen nuk është stërvitur kurrë me pjesën tjetër të grupit. Sulmuesi ka punuar individualisht edhe gjatë seancës së fundit, prandaj nuk është thirrur për ndeshjen. Objektivi është të shmangen rikthimet e dëmtimit. Kështu, që ai do të punojmë në Castelvolturno për të qenë në maksimum për ndeshjen e kthimit.

Lexo më tej: Basti i Maldini dhe ftesa e Ancelotti: Milan sfidon një Napoli në ankth për Osimhen

KUNDËR MILAN LUAN RASPADORI

Megjithatë, trajneri Spalletti ka provuar disa alternativa ditët e fundit, duke pasur parasysh edhe mungesën e Simeone. Raspadori sot e kreu të gjithë seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit. Ish-sulmuesi i Sassuolo duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të startojë si titullar, siç ndodhi në Lecce. Por në rast se nuk ia del të jetë gati, Spalletti mund të vendosë Kvaratskhelia si 9 false në treshen me Lozanon dhe Politanon. Megjithatë, gjeorgjiani nuk është alternativa e vetme. Elmas u testua gjithashtu si një falso nueve sipas Il Mattino, në qendër të një treshe të kompletuar nga Lozano dhe Kvara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *