• |
ide | kryesore

Video/ Marcelo kthehet në Maracana pas 16 vjetësh: gol në derbi e trofe në ndeshjen e parë

-Instant, Sport, Video
Marcelo



Rikthim i mrekullueshëm për brazilianin Marcelo. Ish-lojtari i Real Madrid u kthye në Brazil për të veshur fanellën e Fluminense. Braziliani zbriti kështu të luante në Maracana pas më shumë se 16 vitesh dhe ishte menjëherë protagonistë. 34 vjeçari nisi përmbysjen e madhe, falë të cilit Flu rrëmbeu për të dytin vit radhazi titullin kampion në kampionatin Carioca. Një 4-1 i zhurmshëm për të përmbysur 2-0 në ndeshjen e parë në favor të Flamengo.

Lexo më tej: Video/ “Iki me kokën lart”: mesazhi emocionues i Marcelos, që largohet nga Real pas 16 vitesh e 25 trofesh

Një përmbysje që nisi pikërisht nga goli i anësorit, me një të majtë fantastike nga jashtë zonës. Marcelo, pasi fitoi gjithçka në karrierën e tij me fanellën e Blancos, vendos gjithashtu edhe trofeun Carioca në palmaresin e tij të jashtëzakonshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *